osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lul e Monika, studentët nuk janë “kali i Trojës”

Lul e Monika, studentët nuk janë “kali i Trojës”

Nga Andi Misha

Ajo që nisi si një protestë domethënëse e të rinjve të revoltuar nga mënyra primitive se si drejtuesit e universiteteve i kanë trajtuar ata, nuk arriti t’i shpëtonte tentakulave politike, që kërkuan ta përdorin atë politikisht.

Dje në mbremje, një pedagog që ka luftuar fort për të drejtat e studentëve, rrëfente në një studio televizive se si huliganë, të identifikuar me emër e mbiemër si militantë të LSI dhe PD e kishin grushtuar, atë dhe studentët, si e si për të krijuar kaos.

Kaosi, rrëmuja, barbaria, është e vetmja mendësi që ka qeverisur politikën e opozitarëve tanë, deri dje në pushtet, të cilët sot shfrytëzuan aktin kurajoz të disa të rinjve që kërkojnë të drejta thelbësore në rrugë.

Kjo përpjekje djallëzore për ta përdorur protestën e studentëve, tregon në fakt që Lulit dhe Monikës, nuk ia ndjen fare, as fare, për kauzat e të rinjve. Po t’u interesonin vërtet kërkesat e studentëve, nuk do ta kishin ndyrë tubimin me prezencën e atyre të rinjve, që Luli e Monika i kanë ushqyer me mendësinë e klientelizmit, militantizmit qorr, praktikës “një votë, një favor”.

Jo, Monikë! Të rinjtë që nxore në rrugë, nuk përfaqësojnë asnjë fije, qoftë të zhgënjimit studentor, qoftë të shpresës që demonstruan studentët në rrugë. Të rinjtë e punësuar në zyrat e partisë dhe në institucionet e shtetit, nuk kanë asgjë të përbashkët me studentët nga familjet në nevojë që kërkojnë ulje tarifash.

Revolta e studentëve, që në fakt duhet adresuar në dyert e rektorit që të ka bërë ty Doktore Shkencash Monikë dhe te ata dekanë që fakultetin e kanë trajtuar si bajrakun e vet, nuk ka asgjë të përbashkët me qëllimet e tua politike.

Ndonëse ia dolët që përmes militantëve të instaluar në senatet studentore, ta degradonit këtë protestë në një akt të vulgaritetit dhe dhunës, mos harroni Lul e Monikë, që studentët dhe të rinjtë janë më të zgjuar se sa ju mendoni se jeni.

Problemin që ju keni me Edi Ramën, uria juaj për pushtet, nuk mund të jetë problemi i studentëve. Studentët kanë një kauzë, ju keni vetëm interesa!

E për këtë kauzë është thënë gjithçka mundet, janë shtruar disa kërkesa që mund të marrin zgjidhje vetëm në tavolinë, duke dialoguar, jo në rrugë. Studentët, munden dhe do ta reflektojnë me shumë siguri qasjen për dialog, veçanërisht kur kanë përpara një ftesë nga Kryeminsitri, që të ulen kudo për të adresuar problematikat.

Studentët shqiptarë janë aq të zgjuar, sa për ta kuptuar se politikanë si ju, që ngrysen dhe zgjohen vetëm me qëllimin për t’i marrë Ramës karrigen, e jo për të mbrojtur kauza si ajo e të rinjve, u intereson vetëm kaosi e jo dialogu.

Ata e dinë që ëndrra dhe shpresa e tyre, nuk mund të shndërrohet në “kalin e Trojës” së dy politikanëve të dështuar, që duan t’i vënë flakën Shqipërisë!