Nga Anri Bala
Studentët janë të rinj dhe si gjithë moshatarët e tyre kanë ëndrrat e tyre për jetën, shpresat e tyre, tekat e tyre dhe gabimet e tyre… ndaj s’mund të heshtin. Por, britmat e tyre u hapën oreksin hienave të jargavitura nga nepsi për pushtet! Hienat e mjera, “opozitar tahmaqarë”, të vjetër në zanat si intrigantë, manipulator, hjeksa, vrasës dhe të poshtër, deri në qimen e fundit, që mbinë nga trupi i tyre. Ata nuk heshtin edhe në gjumë, gërrhasin nga kënaqësia për atë që mund të ndodh… vetëm në ëndërr.
Të parët luftojnë për veten e tyre, pa asnjë iluzion, se u takon diçka më shumë, meritojnë vëmendje më shumë dhe e dinë mirë, se nëse heshtin… mund të harrohen.
Ndërsa të dytët, “pritësit e pushtetit”, që për dreq është larguar vite dritë larg, sa as ëndrrat nuk ua afron… shikojnë në gjumë, zgjuar, ditë e natë karriget e humbura. Pasi i vranë për vite ëndrrat e të parëve, tani po fshijnë duart e gjakosura të veshur me flori, nga mundi dhe djersa e viktimave të tyre, duke shpresuar se fati u erdhi në derë.
Kanë marrë rolin e të pafajshmit dhe të përvuajturit, e janë aq të guximshëm në lajthitjen e tyre, sa herë bëjnë fajtor ëndrrimtarët student, e herë kundërshtarët, që nuk u lirojnë vend për të protestuar njërës palë dhe për të nusëruar palës tjetër.
Duke qenë se Pons Pilati shqiptarë dhe ushtarët e tij i lajnë shpesh duart… pas çdo përgjakje, e lara e duarve është një zakon judaik, për të pohuar pastërtinë tënde, ne dhe çdo njeriu që frymon në këtë vend, kurrë nuk besojmë se mëkatet e ish pushtetarëve humbës pastrohen me një larje duarsh.
Në të vërtetë, ata ruajtën diçka pa humbur, poshtërsinë dhe shpirtin e zi, që e përdorin sa herë që u jepet rasti, për ta treguar si sinonim të identitetit të tyre.
Sot, ata gëzojnë duke ëndërruar dhe ëndërrojnë duke u masturbuar, nga kënaqësia që u jep iluzioni për rrëzimin e qeverisë me protestë studentore dhe kthimin e tyre në pushtet… nga studentët!
Duke mos patur mundësi të mbledhin rreth vetes asnjë çetë lehësash, tashmë janë në delir kur shikojnë kaq zëra djemsh e vajzash, që nuk meken e ngjiren duke thirrur, megjithëse janë me orë të gjata pa ngrënë e në të ftohtë.
Kur kujton çobanin e tyre, që në çdo thirrje ka një shfryrje, të neveritet kjo opozitë e tronditur, që habitet me fuqinë e të revoltuarit.
Tufat e ushtarëve të çetës së tyre, nëpër hyrje qytetesh, e vënë në pah edhe më mirë katandisjen e opozitarizmit shqiptar, që u duken si të sëmurë me kolerë të “mërziturve me të drejtë”.
Shqiptarët kanë me dhjetra probleme dhe halle, por protesta për çmimin e naftës, kur çmimi i naftës sot është ai që ka qenë motmot, për dhjetra vjet dhe ai që do jetë nesër, është vërtet komike dhe duket si veprim sonambulesk i ndikuar jo nga gjumi, por nga lumi… që e ka marrë shpresën e opozitës, e cila nuk ka asnjë kauzë dhe as fytyrë e moral të kërkoi tu bashkohet qytetarëve.
“Naftaxhinjtë” nuk janë këmbësorët e rrethrrotullimeve, se s’ka çfarë u duhet nafta kur nuk kanë makina, por janë kalorësit e rrëzuar nga pushteti, që flasin për raketa, e që po e menderosin protestën, si bishti ndyrë i miut të sapodalë nga gjirizi.
Pons Pilati, megjithëse i lau duart, prap nuk lau dot mëkatin, sepse u pa kur gozhdoi dhe mbuloi me gjak Jezusin, e mëkatet nuk lahen me ujë, por me vuajtje dënimi.
Ndaj palçove u ka ngrirë buzqeshja në buzë, që kur është ndezur shkrepsja për turrën e druve të drejtësisë!/Ekskluzive.al