Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në facebook, ai i ka cilësuar ato si heronj të ditës. Forcat e Armatosua i kanë shkuar në ndihme një gruaje 38- vjeçare në ndihme, gruaje kishte temperaturë të larë dhe për shkak të borës ishte e pamundur që të dërgohet në spital. FA kanë ecur për tre orë në këmbë mes shumë përpjekjeve, 38- vjeçarja është dërguar në spital.
Postimi i plotë:
HERONJTË E DITËS – Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve në fshatin Tejdrinë të Kukësit
Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve 👍