Duket se studentët protestues nuk kanë arritur të marrin një vendim unanim për fatin e tubimit të tyre disaditor.
Teksa një masë e madhe ka vijuar qëndrimin para Ministrisë së Arsimit, një pjesë ka nisur marshimin drejt Zogut të Zi.
Pamje këto që Partia Demokratike i transmeton LIVE në rrjetet sociale.
Bllokimi i rrugëve duket se ka qenë një skenar i parapërgatitur nga opozita, e cila edhe në rrethe të tjera ka nisur bllokimin e rrugëve me dhjetëra përkrahës të saj.
(Këto pamje transmetohen nga deputeti Sali Berisha në Facebook).
Nga ana tjetër, PD vijon përpkrahjen e bllokimit të nyjes lidhëse Tiranë-Durrës./Ekskluzive.al