Partia Demokratike dhe LSI po tentojnë të rrëmbejnë protestën e studentëve. Duke marrë shkas dhe nga mungesa e organizimit të studentëve jopartiakë, PD dhe LSI ka shkruar një “Kushtetutë” studenti që e ka firmosur po vetë duke e propozuar atë si të të gjithë studentëve.
Por kjo u rrëzua nga vetë studentët që thanë për mediat se nuk ja kanë idenë për ç’kushtetutë behët fjalë dhe se ata nuk kanë firmosur asgjë të tillë.
Burimet bëjnë me dije se PD dhe LSI po përgatisin një çadër tjetër përpara kryeministrisë duke e kaluar atë në grevë urie.
Dhe për këtë po përdorin kauzën e studentëve të cilët nga mos-organizimi i tyre, po ju uzurpohet protesta që nisën për disa kërkesa legjitime të tyret.
Protesta e studentëve po uzurpohet, për tu kthyer në një çadër të PD dhe LSI në bulevard.