osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen shifrat: Monika Kryemadhi akuza qeverisë për zhvatje e grabitje, por rezulton me qindra mijëra euro pasuri më shumë se Rama

Zbardhen shifrat: Monika Kryemadhi akuza qeverisë për zhvatje e grabitje, por rezulton me qindra mijëra euro pasuri më shumë se Rama

Qeveria është vënë ditët e fundit në akuza dhe sulme të forta nga ana e opozitës. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe madje Ilir Meta kanë dalë krah protestuesve.

Por në sy kanë rënë deklarata e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila prej shumë ditësh flet për varfërinë, u qan hallet qytetarëve, ndërsa akuzon qeverinë dhe kryeministrin se po zhvasin e grabisin çdo ditë qytetarët.

“Janë bizneset që iu tha do t’iu ul taksat dhe iu ka rritur taksat. Janë shqiptarët që iu tha do t’iu rris pagat. Por jo vetëm nuk iu rriti pagat, por iu rriti dritat, ujin, taksat, taksa prone, taksë të Edi Ramës, taksë të Ben Ahmetajt, taksë të Lindita Nikollës.

Në rrugët e Tiranës nuk janë studentët Edi Rama, por janë fëmijët e shqiptarëve që të urrejnë ty. Nuk të urrejnë ty si njëri, nuk të urrejnë ty si baba, as si bashkëshort dhe as si djalë. Por urrejnë simbolin tënd politik, atë që ti përfaqëson, krimin, grabitjen dhe zhvatjen që iu bën të varfërve shqiptarë”, ka deklaruar Kryemadhi pak ditë më parë.

Po ashtu ajo ka dalë krah studentëve dhe krah banorëve të Unazës së Re.

Pyetja që shtohet është: A ka përgjegjësi LSI për situatën që flasim, pasi ishte 8 vite në pushtet? A mund të flasë Monika Kryemadhi për varfëri në vend? Gazeta ka vendosur të bëjë një krahasim mes pasurisë së saj dhe asaj të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një kërkese pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gazeta Sot ka siguruar deklarime që prej vitit 2003 e deri në 2017 të provave dhe të ardhurve të Kryemadhit dhe Ramës.

Në media çdo ditë flitet për afera korrupsioni, vjedhje, grabitje, për varfëri mjerim, etj., por politikanët që flasin për këto gjëra çfarë të ardhurash kanë. Ai kuptojnë ata realisht shtresat e varfra?

Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta në vitin 2003, kanë deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2.

Vlera në atë kohë është deklaruar 60 mijë dollarë, ku thuhet se janë marrë kredi. Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi.

Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi me sipërfaqe totale 1444.8 m2, por pa dhënë sqarime.

Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro.

Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë.

Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh.

Por në këtë llogaritje nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj.

Kjo do të thotë se fitimi arrin në mbi 1 milionë euro.

Shtëpia e tyre në bregdet është bërë gjithmonë objekt debati dhe sipas deklarimeve në ILDKP, bëhet fjalë për një banesë dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit.

Sipas deklarimit, burimi është këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Edhe 13 apartamentet janë përfituar nga po kjo kompani.