Është përçarë protesta e studentëve që po zhvillohet përballë ministrisë së Arsimit.
Një grup studentësh kanë bërë thirrje për të shkuar dhe protestuar përpara kryeministrisë, por, kjo nuk është pranuar nga studentët e tjërë të cilët janë shprehur se protesta e tyre do vazhdojë aty dhe jo përballë kryeministrisë.
Duke kundërshtuar marshimin drejt kryeministrisë, studentët thanë se ata nuk janë të dhunshëm por qytetarë që do vazhdojnë të protestojnë të MAS.
Ata thane se protesta nuk eshte partiake, por eshte politike qe kerkon zgjidhje per kerkesat.