Alketa Vejsiu komplimentoi mbrëmjen e sotme, anëtarin e jurisë Robert Aliaj, por duket se nuk u kuptuan mirë.
Moderatorja u shpreh se Roberti është pëlqyer shumë këtë sezon të spektaklit “Dance With Me” dhe tha: “Diçka e mirë ka dalë nga Robert Aliaj këtë vit dhe publiku e ka pëlqyer”.
Mirëpo Robert Aliaj e përktheu ndryshe këtë citim dhe tha se nuk i ka interesuar asnjëherë se çfarë mendon publiku se ai nuk është asnjëherë fallco.
“S’kemi pse të jemi fallco, pse mos jemi të sinqertë. Nuk më intereson se çfarë mendon publiku. Të ishte për publikun do të isha kameleon” – tha Aliaj.
Ndërsa Alketa theksonte se ishte një kompliment dhe nuk do ta zgjasë më shumë këtë debat sepse në prag festash, do të përcjellë vetëm gëzim.
“Unë të bëra një kompliment, po flas shqip jo kinezçe. Mbështetu tek e mira, mos shiko busull publikun”- tha Alketa.
“Alketa ke pasqyrën përpara më duket po flet për veten”, – u përgjigj Robert Aliaj.
“C’mu desh që të bëja një kopliment”- përfundoi Alketa, duke i vënë kapakun kësaj historie.