Pedagogu Ardit Bido ka qenë i ftuar në Report Tv për të folur për protestën e studentëve dhe problematikat në Universitete.
Bido ka hedhë dritë mbi problematikën e vërtetë që kanë universitetet sot, që ka të bëjë jo me ligjin apo qeverinë, por me vetë universitetin dhe pedagogët.
Ai e quan një moment të artë për të ndryshuar cilësinë dhe sistemin dhe sipas tij, ajo që do të ishte zgjidhja sipas Bidos, është hyrja në thelb të problemit, që ka të bëjë me pedagogët e çdo departamenti.
“Sipas metodikave më të mira botërore, në një departament ku 30% e studentëve thonë se një pedagog është i aftë dhe pjesa tjetër thonë të kundërtën, ai ikën në shtëpi në universitetet më të mira të botës. Ndërsa këtu në i dimë me emër mbiemër kush janë”, tha Bido.
Bido goditi edhe më fort atë që ai e quan klikë universitare, kur tha se: “Këtu është klika universitare, kasta universitare, e cila shkatërron sistemin çdo ditë dhe nuk preket. Prandaj ky është një problem i artë që në të futemi drejt e në problemet kryesore”, u shpreh Bido.
Më tej, Bido tha se të gjithë i dinë emrat e prdagogve të korruptuar, dhe se një pjesë e mirë e universiteteve publike kanë pedagogë pa doktoraturë. “Si mund të jesh pedagog, kur je i paaftë të mbyllësh në 8 vjet doktoraturën”, denoncoi Bido.
Duke mbështetur tezën e tij të kastës së krijuar që është problemi i madh sot në universitet, Bido u tregua drejtpërdrejtë kur tha, se sot ka pedagogë që nuk japin mësim por marrin rrogën dhe askush nuk ia thotë emrin./Lexo.al