“Ka ardhur një përgjigje nga SHBA për sa i përket kontratës me “Dunwell Haberman” Albania, kompani e cila do të ndërtonte lotin nr 1 të Unazës së Madhe në kryeqytet.
SHBA-të konfirmojnë falsifikimin e dokumenteve nga ana e kësaj kompanie”, tha ministri Gjiknuri në një konferencë për mediat.
ARRSH ka bërë prishje të njëanshme të kontratës me kompaninë në fjalë, sipas ministrit Gjiknuri.
“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet.
Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë.
Kemi zgjidhur kontratën me Dunwell Haberman. Hetim për falsifikimin e dokumenteve të DH.
Nuk është shkaktuar asnjë dëm financiar, pasi kontrata nuk ka filluar të zbatohet.”