Bes Kallaku njihet nga të gjithë si aktor humori dhe shumë pak e dinë se ai ka luajtur edhe futboll para shumë vitesh në ekipin e “Mamurrasit”.
Aktori e ka kujtuar atë periudhë duke publikuar një foto në rrjetin social Instagram.
“Çfarë tifozerije kam pas atëherë kur luaja për Mamurrasin,”- shkruan Besi krahas fotos.
Më tej në postimin tjetër ai shkruan me humor se si i kërcënonte Presidenti i Klubit nëse nuk fitonte.
“Nuk dini diçka tjetër, që nga krahu i djathtë i fotos ishin varrezat edhe thoshte Presidenti i Klubit, Z. Ded Ndreca:
‘Po nuk fituat, atje e keni vendin’,”- vijon në një koment aktori i humorit.