Ajo kërkon dënimin më të rëndë për autorët dhe të paguajnë për atë që bënë. Nëna e studentes greke Eleni Tofaloudis, duke folur për mediat e Athinës, thotë se vajza e saj u v.ra në mënyrë barbare.
“E hëngrën si qentë dhe pastaj e hodhën si qese plehrash.
E tor.turuan, kam zemërim në shpirtin tim. Dua të dali e vërteta.
Ishte një vajzë me qëllime, kishte ëndrra, ëndrra për jetën dhe ata dy monstra janë prenë ëndrrat në mes.
Çuan drejt vd.ekjes këtë vajzë? Nuk kanë turp? E gjithë shoqëria i refuzon”, shprehet mamaja e Eleni Tofaloudis.
Studentja 21-vjeçare u gjet e vd.ekur në shkëmbinj më 28 Nëntor.
Dy autorë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë janë greku Manolis Koukouras 21 vjeç dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç, të cilët ndodhen në burg.
Dy të rinjtë kanë qenë së bashku me Elenin në një shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit në ishullin Rodos në Greqi. 21-vjeçarja u qëllua me hekur në kokë barbarisht, aq sa i ishte këputur veshi i majtë.
Më pas trupi i studentes u hodh në det. Policia greke thotë se ngjarja ka ndodhur pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dy.
Ndërkohë, shqiptari dhe greku kanë pranuar përfshirjen në krim dhe akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi në kokë Elenin dhe më pas vendosi për të hedhur trupin në det.