Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka deklaruar sot se dialogu është zgjidhja më e mirë për plotësimin e kërkesave të studentëve.
I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë, Ambasadori i BE-së, u ka bërë apel studentëve për dialog me qeverinë.
“Ne po e ndjekim nga shumë afër protestat e studentëve prej fillimit dhe i kuptojmë shqetësimet e tyre.
Besojmë se dialogu mes qeverisë dhe studentëve për kërkesat e këtyre të fundit, është mënyra më e mirë për të ecur përpara për të gjetur një zgjidhje për shqetësimet e tyre”, shprehet ambasadori i BE-Së.
Po ashtu, Soreca shton rastet e korrupsionit të hetohen dhe personat përgjegjës të përballen me gjykatë.
“Nëse raste të veçanta korrupsioni dalin në dritë, presim që të hetohen në mënyrë të drejtë nga autoritetet gjyqësore. Do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet nga protestat ditët e ardhshme”, ambasadori i BE-së Luigi Soreca.