Përveç vettingut, efektivët do të përballen edhe me një draft i cili i ka kaluar Kuvendit me propozimin e Këshillit të Ministrave. Në të propozohen ndryshime të reja sipas të cilave, çdo efektiv që nuk pajiset me certifikatë sigurie, lirohet automatikisht nga detyra.
Sipas ligjit aktual, efektivët të cilët nuk merrnin këtë certifikatë transferoheshin në detyra të tjera që nuk lidhen me informacionet sekrete.
Ndërsa me ndryshimin e ri, ata përfundojnë automatikisht në rrugë, pa të drejtë për t’u rifutur më në polici dhe nuk u jepet kohë për verifikim.
Aktualisht, një numri të madh efektivësh u ka skaduar afati 5 vjeçar i CERTIFIKATËS SË SIGURISË dhe ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar (DSIK) i cili lëshon këtë certifikatë, bazuar edhe në informacionet e Shërbimit Kontrollit të Brendshëm (SHÇKB).
“Në nenin 46, në pikën 2, pas gërmës “ë”, është shtuar gërma “f” me këtë përmbajtje: “Refuzohet pajisja me certifikatën përkatëse të sigurisë nga autoritetet përgjegjëse”, thuhet në draft.
Ky propozim për ndryshim është i beftë pasi një gjë e tillë nuk është diskutuar me grupet e interesit, shoqatat apo drejtues të policisë duke bërë që Policia e Shtetit në varësi të ndryshimit të ministrave t’u nënshtrohet ligjeve të reja.
Kujtojmë që ky ligj është shfuqizuar nga Ahmet Prençi në vitin 2007, që nuk pranonte në Polici, ushtarakë të forcave të Armatosura.