Kryeministri Edi Rama ka folur nga komunikimi me Facebook me studentët edhe për kompaninë e parë ajrore shqiptare.
Sipas Ramës, “Air Albania” nuk ka ikur por po pajisjet me dokumentacionin e duhur për të qenë pjesë e rrjetit europian si kompani ajrore.
Kreu i qeverisë tha se pas këtij momenti, “Air Albania” do nisë fluturimet.
‘Air Albania’ nuk ka ikur. Është në procesin e marrjes së një sërë licencave që e bëjnë pjesë të networkut europian si kompani. E di që shumë gjëra nuk bëhen sa shpejt i prisni ju…
Reagimi i kryeministrit vjen pas disa artikujve në media se për “Air Albania” nuk kishte asnjë gjurmë, duke ngritur edhe dyshime për dështimin e kompanisë së parë ajrore shqiptare.