Kryeministri Rama ka nisur komunikimin e tij të drejtpërdrejtë në facebook me studentët që kanë parashtruar kërkesat e tyre në protestë. Rama theksoi në fillim të komunikimit se po kërkon të dialogojë me ta, sepse sipas tij, dialogu është rruga e vetme e adresimit të problematikave komplekse të arsimit të lartë.
Menjëherë pas komunikimit të tij, kanë reaguar komentuesit online që thonë se studentët duhet të ulen për dialog dhe të jenë bashkëpunues në mënyrë që të marrin zgjidhje.
Ja disa komente:
Ana Lalaj – Nese rrini pa dialoguar do humbisni kauzen, studente jemi me ju por duhet te jeni bashkepunues
Vjola Bleta- Studentet me ane te perfaqesuesve te zgjedhur nga ata, duhet te dialogojne, qe te plotesohen kerkesat e tyre. Dialogu eshte e vetmja zgjidhje.
Nertila Koka – Kush kerkon çfare? #dialog per te mos i lene vend keqinterpretimeve dhe sqarimit se cfare kerkohet.
Alban Mborja – Studentet po te duan tu plotesohen kerkesat zgjedhin nje perfaqesi dhe dialogojne se kane dale 100 lista te ndryshme me 100 kerkesa te ndryshme.
Sabina F. Zheli- Me ane te dialogut mund te arrihet ne zgjidhje, pasi eshte rruga me e drejte dhe qytetare. Shpresojme per me te miren e mundshne
Ndërkaq, kryeminsitri deklaroi:
Unë i kam kërkuar që të ulemi dhe të diskutojmë, kjo nuk është bërë e mundur deri në këtë moment. Është e para herë që jo qeveria, por protestuesit thonë që nuk duam të flasim, por sidoqoftë jam këtu. Besoj që dialogu është i domosdoshëm dhe do vijoj të përpiqem të shpjegoj se pse dialogu është rruga. Qeveria nuk kërkon negociata, qeveria kërkon dialog. Studentëve u them se ka një dallim. Negociohet mes palëve në konflikt, ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çfarë studentët kërkojnë na gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave dhe domosdoshmërisë për të adresuar një problematike.