osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ëndrra e çdo prindi është që fëmija ta kuptojë se prindi do vetëm të mirën e fëmijës së vet

Ëndrra e çdo prindi është që fëmija ta kuptojë se prindi do vetëm të mirën e fëmijës së vet

Ndoshta mund ta dini që unë dhe gruaja ime jemi prindër të gjashtë fëmijëve. Dikush që mund të na shohë nëpër foto, mund të habitet paksa sepse të gjithë fëmijët tanë janë vajza. Nejse, një ditë isha duke udhëtuar me vajzën time Chanel, e cila së fundmi bëri 17 vjeçe. E vura re që nuk ishte e lumtur atë ditë dhe e pyeta se si ndihej, pasi dukej shumë e mërzitur. Ajo u kthye drejt meje dhe më tha se ishte e mërzitur me mua.

E pashë në sy dhe e pyeta: “Pse?”.

“Po ja, gjithë miqtë e mi dy javë më parë bënë një party dhe nuk më ftuan. Kur i pyeta ata se pse nuk më ftuan, më thanë se festa ishte e tillë që babi yt nuk e pranon dhe nuk do të lejonte kurrë të vije me ne”, ma ktheu ajo akoma më e mërzitur se më parë.

Duke vazhduar ta shoh në sy, fillova të mendoja se mos ndoshta prindërimi im po i shkaktonte stres time bije. Është gjëja më e tmerrshme të mendosh se nuk je një prind i mirë, pasi kur bëhesh me fëmijë, i përkushtohesh atyre në një mënyrë të tillë që të fitojnë sa më shumë vlera prej teje, jo të kufizohen nga prindërimi yt.

“Epo, nëse të kanë thënë kështu, atëherë duhet të kuptoje se në atë festë me siguri do të kenë ndodhur gjëra që shkojnë në kundërshtim me vlerat tona. Mos vallë atje u konsumua alkool?”, e pyeta.

“Po”, ma ktheu ajo.

“A u përdorën drogëra të ndryshme?”, vazhdova ta pyesja.

“Pak a shumë, po”, më tha ajo me gjysmë zëri.

“Po miq të tutë u zhdukën nëpër dhoma të ndryshme të bënin gjëra, për të cilat u penduan ditës tjetër?”, vazhdova ta pyetja unë dhe ajo uli kokën duke mos më dhënë asnjë përgjigje. Ndaj, vendosa të vazhdoja:”Ti je thuajse një person në moshë madhore. Për një vit, ti konsiderohesh një person adult. Vërtet mendon se duhet t’i bësh këto gjëra?”.

Ajo ngriti kokën dhe ma ktheu: “Ba, unë nuk i pëlqej dhe aq shumë rregullat strikte që ti më ke vendosur mua dhe motrave të mia, por unë mendoj se ato janë rregulla për të mirën tonë”.

Nuk mund t’ju them se sa shumë u lumturova nga një përgjigje e tillë. Kjo është ëndrra e çdo prindi, që fëmija i tij ta kuptojë se prindi do të mirën e tij/saj. Në një marrëdhënie forca mund të krijojë vërtet rezistencë, por në marrëdhëniet e mira është pavarësia ajo që ndërton besimin dhe besimi është gjëja më me vlerë për këdo…

Dr. Justin Coulson