Këngëtarët pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” kanë qenë të ftuar sot në studion e emisionit “E diela shqiptare”, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për votimin.
Aurela Gaçe dhe Rovena Dilo e kanë cilësuar shumë të vështirë këtë moment, pasi u duhet të vlerësojnë kolegët e tyre. Ndër të tjera Aurela Gaçe u shpreh keqardhëse për këngën e Robert Aliaj që nuk u fut në natën finale. “Nëse ka ndonjë këngë që do doja ta kisha dhe ta këndoja ishte kënga e Robert Aliaj”, tha Aurela Gaçe.
Edhe Flori Mumajesi u shpreh se artisteët shumë pak votojnë artistikisht, ndërkohë që Rozana Radi u shpreh se ndoshta do të ishte e përshtatshmne që së bashku me jurinë e artistëve të kishte edhe një votim të publikut që do të vendoste për emrin e fituesit.
Nga ana tjetër djemtë e “Revolt Klan” kanë kërkuar ndjesë publike ndaj Ronela Hajatit të cilën nuk e kanë votuar me pikë.