Në protestën gjashtë ditore të studentëve që zhvillohet para Ministrisë së Arsimit nuk kanë munguar mesazhet që përcjellën me anë të pankartave
Në disa prej tyre studentët kanë ‘denoncuar’ pedagogët që sipas tyre janë të korruptuar, ose kërkojnë favore seksuale në këmbim të një notë kaluese.
Në njërën prej pankartave është pedagogu Thanas Nushi, i cili është cilësuar nga studentët si “Il Padrino” (Kumbari), personazh i filmit me të njëjtin emër, drejtuesi i një familjeje kriminale. Pankarta shoqërohet me shkrimin: “Ti vajzë do e marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua.”