osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dilemat e Metës: ‘’Kë të marr e kë të lë’’/ Bllokimi i negociatave me Greqinë prish marrëdheniet me Tsipras, sjell përplasje me Brukselin, i hap luftë qeverisë, por nxjerr triumfues Berishën!

Dilemat e Metës: ‘’Kë të marr e kë të lë’’/ Bllokimi i negociatave me Greqinë prish marrëdheniet me Tsipras, sjell përplasje me Brukselin, i hap luftë qeverisë, por nxjerr triumfues Berishën!

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar ka vënë në një pozitë delikate Presidentin Ilir Meta. Javën që lamë pas ai ktheu mbrapsht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, por kjo ka bërë që ndaj tij të rriten presionet dhe ultimatumet. Dje kreu i shteti zhvilloi një takim me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ku në fokus të bisedës ka qenë integrimi.

Por përveç diskutimit për reformat e Shqipërisë, gazeta ka mësuar se është prekur dhe çështja e negociatave me Greqinë për kufirin detar. Që të dielën Juncker u shfaq i shqetësuar për bllokimin e negociatave, ndërsa dje i ka kërkuar Metës që të hapë rrugën e bisedimeve. Për BE përplasjet territoriale janë të papranueshme dhe kërkohet një zgjidhje mes dy vendeve. Qeveria ishte drejt arritjes së një pakti, por Meta kërkoi më shumë informacion.

Por pavarësisht kësaj, mësohet se Juncker ka kërkuar që të zgjidhet çdo konflikt me vendet e rajonit, duke rritur presionin ndaj Metës që të hapë rrugën e negociatave. Presidenca në detajet që dha për takimin nuk e përmendi çështjen e detit, por megjithatë aty thuhet se Juncker ja ka bërë qartë Metës se nga stabiliteti rajonal varet dhe integrimi në BE.

Kjo do të thotë, se nëse Presidenti nuk autorizon nisjen e bisedimeve, në pranverë mund të ketë lajme negative për hapjen e negociatave.

“Presidenti Meta ndau të njëjtën bindje mbi rëndësinë që ka forcimi i rolit stabilizues të Shqipërisë në rajon. Presidenti i Republikës siguroi se mbetet konseguent në rolin e tij konstruktiv dhe të dobishëm për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë që ka frenimi dhe dekurajimi i politikave populiste në dëm të proceseve integruese dhe atyre të paqes në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Detajet nga Presidenca

Presidenca përmes një njoftimi për mediat ka dhënë detaje nga takimi Meta-Juncker. Në deklaratë thuhet e fokusi ishte për zhvillimet në rajon dhe realizimi i kushteve për hapjen e negociatave.

Presidenti Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe inkurajuese këtë vizitë për Shqipërinë. Presidenti i Republikës evidentoi faktin se të gjitha forcat politike parlamentare ndajnë të njëjtin synim madhor për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, dhe bashkohen në dëshirën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Kreu i Shtetit shpreson se falë përpjekjeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë gjatë Presidencës Bullgare, gjatë këtij 6-mujori. Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i reformave në 5 prioritetet kyçe, Pres identi Meta vlerësoi se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmërinë si te qytetarët shqiptarë ashtu edhe tek vendet anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

Dilemat e Metës

Presidenti i Republikës është vënë në një pozitë mjaft të vështirë sa i takon marrëveshjes me Greqinë. Nëse refuzon për të dytën herë qeverinë, atëherë kjo do lërë të nënkuptohet se gjithçka bëhet për kunja politike mes tij dhe Ramës. Nga ana tjetër, refuzimi i paktit mes dy vendeve do e vërë Metën përballë Greqisë dhe përballë Brukselit. Meta njihet për mbështetjen që ka nga qeveria greke dhe bllokimi i negociatave do prishte marrëdhëniet tij me Tsipras. Por mungesa e një marrëveshje rrezikon dhe integrimin e vendit dhe kjo do sillte përplasje me Brukselin dhe do hapte një luftë me qeverinë. I vetmi përfitim i Metës nëse e refuzon është simpatia e Sali Berishës, i cili është i vetmi që fiton, pasi për sa kohë nuk ka marrëveshje të re, triumfon pakti i tij i vitit 2009./SOT