Opozita po tenton sërish nëpërmjet personave më të ngushtë të saj të infiltrohet në kauzën e studentëve, duke protestuar krahë tyre edhe pse nxënien, pjesa më e madhe e tyre e kanë mbaruar vite më parë.
Një tjetër kandidat për deputet i listës Basha, Erald Shulla, në zgjedhjet parlamentare 2013, është shfaqur sot krah studentëve duke protestuar i kamufluar si student dhe i pavarur.
Madje Shulla shihet të protestoj krahë Bashës tek protesta Unazës mbrëmjeve, ndërsa në mëngjes heq kostumin e proteston si student.
Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ai ka qenë kandidat i Partisë Demokratike në kryeqytet.
Mediat kanë publikuar edhe dhjetra raste të tjera të ngjashme si ai I Halit Valterit, ku militantë dhe anëtarë të Forumit Rinor të PD janë infiltruar si protestues.
Duket se PD dhe LSI po tentojnë që kësaj proteste t’i japin ngjyrime politike, ndërkohë që është protestë e disa studentëve të cilët kanë paraqitur një sërë kërkesash, për të cilat qeveria ka shprehur gatishmërinë për t’i diskutuar./Ekskluzive.al