Protesta e studentëve duket se po merr ngjyrim politik. Rastet e denoncuara në media për infiltrim të pjestarëve të partive opozitare PD e LSI sa vijnë e shtohen.
I tillë është rasti i Petrika Meles i cili ka qenë kandidat për deputet i LSI në qarkun e Korçës në zgjedhjet e vitit 2017.
Mele shihet me megafon në protestë dhe në rrjetet sociale e shfaq veten si “shpirti i protestës” ndërkohë që pasdite shkon në subjektin politik që militon.
Pavarësisht thirrjeve të studentëve: Jo politikë, dhe largimit të çdo individi që kërkon t’i përdorë ato për kapital politik, sërish nuk u ka shpëtuar infiltirmi i përkrahësve të partive opozitare.