Kryeministri Edi Rama ka vizituar së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu një familje të varfër në Ishull Lezhë.
Në një video që ka publikuar në Facebook, Rama thotë se ka vizituar familjen e Age Palit,e cila jeton vetëm me tre vajzat e saj në kushte jo të mira dhe në gjende të vështirë ekonomike.
Rama thotë se tre vajzat shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se sipas tij mund të gjenin 1000 justifikime për të lënë shkollën pasdore.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me tre vajzat e Ages, të cilat si thuajse të gjithë fëmijët që kam takuar, në rrugëtimin e shtëpive më të varfra, shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore, ju uroj një të dielë të qetë”- shkruan Rama në facebook teksa poston videon.