Finales së spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Këngës Magjike” i ka ardhur fundi.
Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të me këngën “Plas”. Ai u votua nga vetë artistët pjesëmarrës si më i miri i këtij jubileu të “Këngës Magjike”.
Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë.
“Kënga Magjike” për tre ditë në transmetim live dhuroi tek publiku emocione, surpriza dhe humor.
Në vend të dytë u shpall Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”. Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatia ime”.
Teksti i këngës “Plas”:
Strofa 1:
A te mungon ty fryma ime
Siç po mungon mu fryma jote
Veten time e perseris
A te mungon fytyra ime
Siç me mungon mua fytyra jote
Dhe veten time perseris
Refreni:
S’kena me u pa mo bashk
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kena me u pa mo
S’kena me u pa mo bashk
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kemi me u pa mo
Strofa 2:
E perserita prap veten time
Dike si ty, une do kerkoja
Dhe pse e di nuk ka si ti
Dhe beja kot sikur harroja
Keputur gjunjet, ecja vazhdoja
Veten time e perseris
Refreni:
S’kena me u pa mo bashk
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kena me u pa mo
S’kena me u pa mo bashk
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kemi me u pa mo
Strofa 3:
E ke mirenjohjen time perjetesisht
Mesova une te ndjej, njesoj si ti
Kam jetuar, kok e kemb dashuruar
Akull shpirti im sot
Se nuk te kam dot
Refreni:
S’kena me u pa mo bashk
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kena me u pa mo
S’kena me u pa mo…Bashk
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kemi me u pa mo