Pak javë më parë kryeministri Edi Rama hapi një ekspozitë në Rostok të Gjermanisë me pikturat dhe skulpturat e bëra prej tij.
Kanali francez ARTE i ka kushtuar një artikull kreut të qeverisë shqiptare lidhur me këtë ekspozitë.
“Pikturat sillen mes vizatimeve dhe formave organike, vetëm ngjyrat evokojnë politikën. Veprën e tij Rama e ndërton në formën e një ditari,” thotë gazetari francez
Artikulli francez
Edi Rama është një kryeministër që del nga korniza e përgjithshme.
Këtë radhë kryeministri shqiptar nuk është në vizitë zyrtare në Gjermani, por e ka bërë këtë udhëtim nën veshjen e artistit
Ai ekspozon në Kunsthalle, në Rostok, skulptura në qeramikë, një tapiceri e zbukuruar me vizatime shumëngjyrëshe.
“Kjo punë ndihmon përqëndrimin, sepse gjatë kohës kur dora dhe syri ndjekin njëra-tjetrën në letër, mendja është e përqëndruar në punë,” thotë kryeminsitri shqiptar.
Pikturat sillen mes vizatimeve dhe formave organike, vetëm ngjyrat evokojnë politikën. Veprën e tij Rama e ndërton në formën e një ditari.
“Ky jam unë, kjo është jeta ime, ky është momenti, kjo është mënyra si e jetoj unë jetë çdo ditë mes politikës, që është luftë e përditshme dhe pikturës e artit që është një lutje e përditshme,” shprehet Rama.
Me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Tiranës në vitin 2000, Edi Rama qëndisi me ngjyra kryeqytetin shqiptar.
Një revolucion i fasadave që joshi banorët.
“Besoj fort se e bukura mund të ndryshojë jetën e njerëzve, ekuilibrat shoqërorë, dhe sigurisht këtë bëri me Tiranën,” thotë Rama.
Pasionin e tij për artin ai e shijon edhe si burrë shtetit.