Një zjarr që ka përfshirë mbrëmjen e sotme një kabinë elektrike në zonën e Kinostudios në kryeqytet, ka alarmuar banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”. Sapo është dhënë informacioni për ngjarjen, në zonë kanë mbërritur zjarrfikëse.
Gjatë ndërhyrjes, ata kanë zbuluar një trup të pajetë brenda kabinës.
Menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe të identitetit të personit të djegur.
Si pasojë e zjarrit në kabinë, ka patur shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.
Informacion paraprak
Rreth ores 21:55, në rrugën “Muhamet Deliu”, pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar.
Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje po punon për identifikimin e viktimes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ BallkanWeb