osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse dhjetoristët nuk janë më në PD!

Pse dhjetoristët nuk janë më në PD!

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi komenton Lëvizjen e Dhjetorit të vitit 1990, ndërsa zbuloi edhe arsyet se pse dhjetoristët nuk janë sot pjesë e PD.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodh në çdo forcë politike për shkak të luftës së brendshme.

“Fakti që dhjetoristët sot nuk janë më pjesë e PD, është pjesë e luftës së brendshme politike. Në të gjitha partitë ndodh kjo gjë.

Ata që janë nismëtarët e vërtetë, shumë shpejt dalin nga loja, dalin disa të tjerë pastaj që janë menduar pak më shumë që kur ju futën asaj pune, ju futën me qëllime të qarta dhe synime shumë të qarta.

Të parët vërtetë ishin entuziastë për rrëzimin e atij sistemi diktatorial dhe për të siguruar një mënyrë më demokratike të qeverisjes së vendit, por jam i sigurt që nuk e kishin vendin tek karriera”, tha Klosi.

Ish-kreu i SHISH theksoi se protesta e studentëve u shfrytëzua nga Sali Berisha për pushtet.

“Ata që e panë këtë si një mundësi për të bërë karrierë dhe bënë plane pak më shumë sesi do t’ia arrinin dhe në një farë mënyre ia arritën, si puna e Berishës.

Berisha, me aq sa kemi dëgjuar, ka qenë një njeri që u përpoq të ndërmjetësonte midis pushtetit të kohës dhe të rinjve që ishin entuziastë që ta ndryshonin atë sistem.

Pastaj Berisha e tregoi që ishte i zoti për këto punë dhe prandaj ia doli edhe atëherë”, deklaron Fatos Klosi në një prononcim për “Sot”.