osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ca viza të shpejta, kushtuar 8 Dhjetorit, ose dy cigaret e fundit në diktaturë

Ca viza të shpejta, kushtuar 8 Dhjetorit, ose dy cigaret e fundit në diktaturë

Po rikujtoj këtë histori të shkruar me vërtik për kujtim të 8 Dhjetorit, para dy vjetësh, kushtuar gjithë miqëve të mi që kontribuan fort atë ditë, por dhe më pasë në maratonën e madhe të demokracisë.

Nga Arjan Nikaj

Ca viza të shpejta, kushtuar 8 Dhjetorit, ose dy cigaret e fundit në diktaturë.

Filloj zbritja poshtë ,lumi i studentëve për gjysëm ore ishte bërë i pa ndalshëm turma rritej me sekonda, policia nuk e mbante dot, mbritëm në fund të tatpjetës tek klubi privat i Xhelalit dhe ku degëzohet rruga kur zbret sot tek ambasada Amerikane. Pjesa më energjike, balli i turmës nuk përmbahej dhe më kujtohet Azemi që tregonte gjoksin dhe i thoshte një polici : Mos i qëllo asaj, më qëllo mua… E bënte për të mbrojtur një gocë që rrinte në krah të Spiro Curres. E ndërpren kollonën me një togë policash nga rrugica që vinte nga ambasada dhe e ndan kreun e kollonës nga pjesa prapa..na lanë aty rreth 200 veta i mbaj mend shumicën aktive që rezistoj deri në fund.

Hekuran Isai ministri i Brendshëm, Skënder Gjinushi ministër i Arsimit po kërkonin që një përfaqsi me 12 studentë të takoheshin me Ramiz Alinë. Filloj të fliste në megafon një zë i njohur, ishte Tonin Hysi ,filloj të tallej: Mencat janë vetëm me presh,ne të gjithë ham bukë te Xhelali…. Ja morën megafonin. Nuk duhet ta lëmë këtë rast i them Genc Lalës dhe Altin Llupës. Shko, – më thon të dy në një gojë . Vajta te Hekri. Ma jep megafonin – i them . – Mos tallesh si ai tjetri. – Jo – I them me dorën e zgjatur. Jepja se ai i mbledh – dëgjova një zë. Nuk e dallova kush foli, ishte errësirë bile tek zëri i tij nuk dallova dot e kishte me të vërtetë apo me ironi. Arrita ta marr megafonin dhe me që shumicën e rreshtave të parë I njihja personalisht ju drejtova.

Më dëgjoni, jam Arian Nika…. – foli dikush nga turma. Nuk hezitova asnjë çast. U vendos qetësia . Ishte momenti ta bëja fakt të kryer. Unë po dal matanë rreshtit të policave . Është moment historik presidenti na pret 12 veta , në një takim . I zgjidhni, grupet të nxjerrin nga një shok,unë po pres … U ktheva tek Genci me Altinin. Genci hoqi xhupin e tij me pellush tek qafa dhe ma dha. Ndërrou ! – më tha duke qeshur- donte të dukesha sa me mirë në takimi . Filluan parrullat – Poshtë Dulla.

O tani, pushoni .! – po u thosha rreth e rrotull. Altin Llupa ose intelegjenti siç i thërrisja unë na nxorri nga situata : Edhe ne si gjithë Europa.. U pëlqye… filluan të gjithë: Edhe ne si gjithë Europa. Unë dola matanë dy rreshtave të policëve , për herë të parë me skafandra dhe mburoja dhe shkopinjë gome të mëdhenj, më tej disa polic me qenë dhe një makinë e blinduar në ngjyre jeshile. Ndeza cigaren i çliruar ..të vente ku të vente. E mbarova cigaren e parë . Nuk po vinte të paktën një njeri, si duket një njeri nuk mjaftonte për të nxjerr frikën ,hapa rreshtin e policëve dhe fillova të kërkoja disa emra tek shtegu që ishte hapur u duk Azemi me Ben Likën, filluan të vinin dhe të tjerë dikush me një pallto të zezë ndërpreu shtegun dhe ktheu njerin. Lëre – i thashë.

U bëtë 12 veta – ma ktheu. Lëre – ngula këmbë, – se ai po e mbante për krahu. E la pra u bëmë 13 . Këtej – më tha, – tek godina qëndrore e Universitetit. Tek Korpusi çuna, – u fola . Palltos së zezë i kërkova një cigare dhe e pyeta për orën më tha se kishte vajtur 1.30 . U habita si kishin kaluar gjithë ato orë mua më dukeshin vetëm minuta. Rrugët ishin bosh, arritëm tek shatrivani. Shoqëruesin e thërriti në njeri me uniforëm ushtarake me qillota dhe një kapotë hedhur krahëve. Komandanti , – përshpëriti . Diç foli me të dhe u kthue menjëherë tek unë. Takimin do ta bëjmë aty më tha duke bërë me kokë nga godina kryesore ose si e quanim ne korpusi. Ka salla bosh, – më pyeti. Plot. Tek 209 – I thashë dhe vajta tek çunat. U tremba pse takimi tek Korpusi ?! Ne 13 veta ishim, mund të na mbante çdo lloj zyre. Ishte situatë që të trëmbte. Por kur vajta tek çunat nuk ndjeva frikë tek ata. Do flisni me rradhë, – u thashë . Kush do flasi i pari , – më pyeti Azemi. Ti, – ja ktheva, u dukte që ishte trim. Çfarë do them, – më pyeti.

Do thuash që kemi ardhur këtu që çfarë të na thuash ti tja u themi shokëve që janë mbledhur atje, por kujdes me ato që do thoni se mund të na fusin brenda dhe të thonë ky ishte grupi armiqësor, megjithse shokët nuk do na lënë. Fjalët e mija ja u futën një çikë frikën, por mbase kështu ishte më mirë . Unë ndihesha përgjegjës për ta isha të paktën 7-8 vjeç më i madhë se ata dhe djali im për një muaj bënte 5 vjeç.

Vajtëm tek salla 209 U ulën të gjithë tek rreshti i parë ose i dytë, kurse unë tek rreshti i katërt i bangave ku kontrolloja gjithë korridorin e gjatë rreth 30 metra. Ishte vetëm ai oficeri me uniformë ushtarake dhe pas pak u duk në korridorin e gjatë Xhelil Gjoni ( babai i ambasadorit tonë në Zvicër) sekretar i parë i Tiranës. Mos flisni çuna me asnjë po nuk erdhi Ramizi. Xhelili erdhi tek dera. – Mirëmbrëma. Nuk u përgjigj njeri. Qenkeni mërzitur o çuna, – foli duke qeshur dhe kërkoj dikë të rregullonte dhe të pastronte tavolinën lartë tek katedra,- se po vjen shoku Ramiz. Mbyllën derën dhe unë nuk e shikoja më koridorin por frika më kishte dal me ardhjen e Xhelilit. Ramizi erdhi na përshëndeti , – Mirëmbrëma, megjithse mund të thuash dhe mirmëngjes, unë nuk po flija , flë vonë,po punoja,po hë more djem çfarë ju shqetson. Çfarë kërkoni ?

U ngrit Azemi. Ne kemi ardhur të dëgjojmë çfarë do na thoni ju edhe ne tja u përcjellim studentëve që po na presin atje. Dakort ,- foli prerë Ramizi , – u thoni se në qoftë se e duan Shqipërin të kthehen prapa. Një djalë me flokët kaçurrela ishte ulur në fillim të rreshtit u ngrit dhe foli me një zë që i dridhej – Pse si mendoni ju shoku Ramiz se ne nuk e duam Shqipërin ?! Nuk e di as sot kush është ai djali. Dhe pyetja e tij më rri edhe sot në vesh.

Po ta kisha tani afër do ti thosha : Askush nuk e ka dashur Shqipërin atë ditë më shumë se ty. Por…. Ramizi filloj të na merrte me të mirë do ti rregullojmë dritat, menxat, arriti deri atje sa të na thoshte doni tja u shtyjmë provimet?! Unë u ngrita dhe kërkova një takim tjetër me Presidentin e Republikës pra me atë. Dakort – tha ai, – por mi zgjidhni çuna të mirë,unë jam takuar edhe herë të tjera me student. Jeni takuar me student që ja u kanë zgjedhur me gisht . I tha Arben Sula.

Erdhi sot Adil Çarçani ,- tha Azemi – dhe më shumë kishte roje dhe policë se sa student. Ja unë, vetëm këta të dy kam marrë- foli Ramizi duke bërë me dorë nga rojet e tij personale, – Viktorin dhe Beharin, i kisha me vete dhe në Amerikë.
Me këtë deklarimin e fundit mu dukë sikur po pyeste, a ka ndonjë amerikan këtu ?! Ose së paku donte të thoshte ” rrini se jam marrë vesh” . Pastaj diskutoj me mua numrin e studentëve që sipas tij duhet të ishte 30 ,kurse unë i thosha 100 nga frika mos na manipulonin njerzit që do të shkonin në takim. Ai prap se prap me 30 vetë e bëri….. Kur u ngritëm për të ikur, i takoj dhe i përqafoj të gjithë,përveç meje, e dalloj që isha më i madhë në moshë se të tjerët dhe nuk e di se çka menduar që nuk më dha dorën. Sapo zbritëm dikush propozoj të ktheheshin me vrap. U nisën. Unë ngela me me oficerin civil me pallto të zezë. – Po ti pse nuk vrapon si ata, – më pyeti. Nuk e di pse po nxitojnë. – ja ktheva. Filloj të fliste në radio, pak përpara se të futesha përsëri në mes të studentëve. – Lajmëroni të parin e Tiranës si të veprojmë se edhe me ardhjen e përfaqsisë studentët nuk po largohen. …U futa në turmë , mezi gjeta Gencin dhe po ndërronim xhupat,filluan të më pyesnin, Altini racional si gjithmon më pyeti : Çfarë përshtypje të la Ramizi ? Ramizi ?! Më la përshtypjen e një njeriut që i kanë lidhur duart , por i krruhen veshët.

Qeshën dhe e kuptuan të gjithë ku e kisha fjalën. Ramizi ishte vërtet në hallë të madh, nga njera anë ne nga ana tjetër injorantët përfitues si Lenka Çuko, Pali Miska, ( dhëndri i Lenka Çukos është ambasadori ynë në Izrael ) Nuk dua që të zgjatem se nuk mund të thuhen të gjitha në një status por kur u kthyem, na rrahën , se nuk po lëviznim nga vendi. Pra urdhëri nga i pari Tiranës që ishte me Ramizin ishte : U bini !Ora 3 e natës, duhet të kem fjetur rreth një orë se diku nga ora 5.30 trokitën në derën time . Kishte ardhur për takim me mua Sekretari I Parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë shoku Lisien Bashkurti.