Një situatë e tensionuar dhe përplasje të forta pritet të ndodhin më 8 dhjetor në Bularat të Gjirokastrës, ku ekziston frika se mund të ketë dhe përplasje mes shqiptarëve dhe grekëve, teksa marrëdhëniet janë acaruar së tepërmi, që pas vr.asjes së Kostandinos Kaçifas nga policia shqiptare.
Alarmi është dhënë nga gazetari Artan Hoxha, i cili përmes një njoftimi në Facebook fton çdo shqiptar që në datën 8 Dhjetor të jetë në Gjirokastër për të protestuar përpara konsullatës greke.
Ky tubim do të bëhet për shkak të 7 vr.asjeve të ndodhura ndaj shqiptarëve në muajt e fundit në Greqi. Hoxha fton që secili prej qytetarëve të jetë i pajisur me ngjyrat kombëtare, kuq e zi.
Reagimi i Hoxhës:
Nje kafe ne Gjirokaster me Gent Labin e Forumit Djemte e Laberise, qe po organizojne tubimin e 8 dhjetorit ne Sheshin “Cerciz Topulli”, pikerisht te njejten dite dhe ore qe ekstremistet dhe neofashistet e Agimit te Arte kane paralajmeruar se do te perkujtojne 40 diteshin e vr.asjes se Konstantinos Kacifas ne Bularat.
Me moton “kush ka nje flamur(kuqezi) le ta rrembej, kush ka nje zemer (kuqezi) mos e kursej”… I behet ftese cdo shqiptari brenda apo jashte vendit te jete i pranishem ne sheshin e “Cercizit” ne Gjirokaster, diten e shtune 8 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 11:00..
Tubimi do te jete dhe nje proteste perpara konsullates greke ne Gjirokaster, per vr.asjet e 7 shtetasve shqiptare gjate dy javeve te fundit ne Greqi, nga policia greke dhe ekstremistet e Agimit te Arte… Cdo i pranishem eshte i lutur te jete i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi….