Anëtarë të FRPD dega Durrës jane angazhuar intensivisht për të menaxhuar protestën e studentëve të universitetit “Alekandër Moisiu”, duke futur mes tyre edhe njerëz që nuk kanë lidhje me universitetin. Ata i kanë prirë protestës se disa dhjetrave studentëve durrsakë, të cilët ishin të pajisur me megafonë dhe pankarta politikë.
Por ndërhyrja e Partisë Demokratike ka qenë më flagrante kur mes studentëve është gjendur “papritur” deputetja Fatbardha Kadiu, e cila nuk është pritur mirë nga shumica e studentëve, ashtu si edhe eksponentët e FRPD, raporton ‘Tema’.
Studentët kanë kërkuar largimin e deputetes dhe drejtuesve të degës së FRPD duke deklaruar se ”nuk duam asnjë ndërhyrje dhe mbështetje politike, pasi i dalim zot vetë nismës sonë”.
Ndërkohë, Kadiu ka lidhje me organizatoren e protestës së studentëve në Durrës, siç shihet edhe në foto.