Teksa nesër pritet të shënohen 40 ditë nga vrasja e Kostandin Kaçifas ku pritet të zhvillohet edhe një ceremoni përkujtimore, autoritetet shqiptare i kanë ndaluar hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një gazetari grek.
Gazetari Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke “Protothema”, i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gazetarit i është dhënë edhe një dokument për këtë.