Me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet projekt-ligji që fillon transformimin FSK-në në Ushtri të armatosur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) publikisht kanë deklaruar pro të drejtës së Kosovës për të pasur Ushtri që do t’i jepte mundësi ta mbronte vetën në Ballkanin e tendosur.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në SHBA është parë brenda mjeteve ushtarake që SHBA pritet t’i dhurojë Kosovës, raporton Ballkani.info. Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në një prononcim për Ballkani.info foli për arsenalin ushtarak që SHBA do t’i dhurojë Kosovës pas transformimit të FSK-së në Ushtri.
“Janë mjete të transportit në fushë beteja të cilat përpos që bartin së paku një toge, janë platforma të cilave mund të ju vendosën armatim ku përfshihen mitalozët e rend 12,7 deri ne 20 mm, raketa kundër blinduese të dirigjuara dhe vetedirigjuara, raketa kunderajrore vetëdirigjuese me infra te kuqe si dhe artileri: moraja 80 deri 120 mm dhe obus 105 mm”, tha Kajtazi.
NATO dhe Bashkimi Europian kanë kritikuar Kosovën për përpjekjen që kanë shfaqur institucionet e Kosovës në formimin e Ushtrisë.