Kreu i PD-së e ka shfaqur hapur inatin me të gjithë të larguarit nga partia, të cilët në fakt u bënë pjesë e saj prej Sali Berishës. Para disa kohësh ai vetë ka larguar ish- deputeten Majlinda Bregun pa asnjë arsye. Duke qenë se ajo është një politikane mjaft e zonja, kjo na shtyn të dyshojmë se për çfarë mund ta ketë bërë, sepse shkakun ao nuk e tha kurrë.
Po të kthehemi pas në kohën kur ata ishin në gjimnaz zbulojmë arsyen e fortë që çoi Bashën drejt këtij vendimi, i cili zemëroi shumë edhe babain e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Para disa kohësh ish-drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë Roland Kongoli ka komentuar dy ish- nxënësit, Lulzim Bashën dhe Majlinda Bregun. Basha dhe Bregu mësohet se kanë qenë në klasa paralele në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe drejtori i asaj kohe kujton se si i ka njohur ata.
Ai ka thënë:
“Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise, nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha.
Mua si ish- drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma.
Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele, e cila per mua ishte nje vajze me bote, ndersa Luli shume egoist.
Konkluzionet nxirini vete.”