Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës janë mbledhur tek Ministria e Arsimit. Studentëve të Tiranës, iu bashkuan edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Universiteti i Elbasanit, ndërsa pritet të vijnë edhe ata nga Durrësi dhe Vlora.
Pavarësisht se kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm të presë në zyrë për bisedime studentët, këta të fundit refuzojnë cdo lloj propozimi dhe negocitash pa plotësuar 4 kushtet e tyre.
“Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”- janë shprehur studentët.