osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bravo studentët!

Bravo studentët!

Nga Mira Kazhani

Ka një lajm të mirë pas gjithë atyre që Skënder Minxhozi i quante yçkla dhe ai ka emrin “student”. Po, për herë të parë, ndoshta për dy dekadat e fundit, këto dy ditë kemi parë një protestë genuine, të sinqertë, të freskët, edhe pse kërkesat janë të diskutueshme. Studentët nuk kanë të drejtë kur mendojnë se nuk duhet të paguajnë, sepse nëse s’paguajnë arsimi i lartë në Shqipëri do të mbetet peng i këtij niveli bërrnut që është sot.

S’dua të përmend emra, por njoh kolegë e të tjerë të famshëm për korrupsion dhe nivel të ulët, që janë pedagogë, e më vjen të qaj e të dal dhe unë në protestë me studentët, se është gjynah të paguash për disa syresh. Prandaj jemi këtu, sepse pa tarifa ku do gjenden të ardhurat e universitetit dhe si do paguhet ai lektori i mirë? Si do punosh nëpër laboratorë? Nuk ka asnjë vend të botës të zhvilluar ku të gjesh një rast që studentët nuk tarifohen.

Të flasin ata që kanë studiuar në Itali, Greqi, Londër, Vjenë, Bukuresht… Kanë paguar e kanë punuar dhe pushimet në Shqipëri u janë dukur ëndrra më e bukur në botë. Studentët janë shumë në Shqipëri, sepse të gjithë ne shkojmë në shkollë. E kemi që prej kohës se Enverit këtë fiksimin me shkollë të lartë, edhe kur nuk bëjmë për të.

Shkojnë edhe ata që nuk mësojnë dot, nuk nxënë dot, fatkeqësisht. Ata që mësojnë shumë janë gjithmonë e më pak në numër. Të bëhesh me studentët është një mënyrë e mirë për të fituar disa brohorima në rrjet, të jesh kundër është një mënyrë e dobët dhe ai që dërgon autobusë falas për ta është më i dëshpëruari në këtë histori. Kushdo qoftë, edhe Lulzim Basha, edhe ndonjë tjetër.

Sot, studentët nuk janë më vetëm në protestën e tyre kur pasi plotësuan kërkesat kanë dalë dhe kanë ardhur me autobusë falas në Tiranë për të mbushur rrugët. Pse s’po ndalen të rinjtë? Pse rimenduan kërkesat? Pse nuk kanë dalë më herët për të denoncuar një sistem të qelbur e të paaftë? Pse nuk bashkëpunojnë për të qenë ata guri themeltar i një standardi të super nevojshëm? Të rinjtë janë pjesa më e sinqertë e kësaj shoqërie dhe energjia e tyre mund të shkojë kudo dhe mund të bëjë më shumë sesa qeveritë.

Tea, një studente, më shkroi mbrëmë në inbox dhe më tregonte për klasat e ftohta, profesorët e dobët, mënyrën e trajtimit dhe më ftonte të shkoja të shihja si ishte. Por edhe unë kam qenë si Tea. Kam mësuar në klasat e ftohta të Punës Sociale, me turne dhe orare të shpërndara sa paradite aq edhe pasdite. Kam bërë edhe stazh, se nisa të punoj në Televizionin Koha dhe i vetmi peng që kam është ai që e them shpesh: si nuk studiova kurrë jashtë shtetit. Sepse ka një dallim radikal mes atyre që ikin prej këtu dhe dridhen para provimeve në La Sapienza apo të tjera logo universitetesh dhe studentëve që dalin nga universitetet shqiptarë. Në ka një protestë që duhet të kthehet në revolucion vlerash, është rikthimi tek dija dhe niveli i shkollimit!

Sepse, e dashur Tea, të kërkosh vetëm klasa të ngrohta dhe të mos paguash tarifat nuk është mendësi e kohës “iPhone” ku jetojmë. Ne i gjejmë lekët për iPhone-in e fundit gjithmonë dhe na dhimbsen t’i japim për shkollimin? Pse nuk flitet për nivelin e diplomës, për cilësinë e leksioneve, të pedagogëve, të intershipeve, të sallave dhe aktiviteteve që i bëjnë ata bishë në profesionet e karrierës? Si ka mundësi që protestojmë gjithmonë për kaq pak?! Sot protesta në vazhdim e studentëve nuk është më lajmi i mirë i djeshëm. Ka diçka që nuk shkon në mënyrën se si mund të përfundojë e përdorur dhe nuk duket më infantile. Bravo studentët për aq pak sa na sollën! Për aq pak sa po kërkojnë, gabim e kanë!

Fotografia e tyre mbetet e bukur dhe dukemi një Shqipëri me gjak në vena. Na u shpif jeta me fytyra Strazimirësh, Medinjsh, Ruçësh, Finosh, Tomësh, Flojdash që të bëjnë ta fikësh televizorin, ta mbyllësh faqen ku të del lajmi.

Studentët janë lajmi më i mirë i këtyre ditëve dhe ata e kanë në dorë të mos e banalizojnë. Sepse revolucionin nga banaliteti e ndan një fije e hollë.