Manjola Nallbani nuk i ka mbajtur dot lotët mbrëmjen e kaluar në natën e dytë gjysmëfinale të Këngës Magjike. Arsyeja ka qenë kënga e një prej artistëve të rinj, Xhon Jesku, të cilit këngëtarja i ka dhënë pikët maksimale.
Kënga përmbante një histori persnale dhe ishte e kompozuar nga kompozitori i njohur Adrian Hila dhe teksti i shkruar nga Rovena Dilo. Xhoni ka deklaruar se kënga është një histori personale dhe dedikim për motrën e tij që nuk jeton më.
Shumë të tjerë do ta kenë pasur të vështirë të mbajnë lotët teksa dëgjonin vëllain të këndonte atë këngë me shpirt. Manjola nuk mundi dot.