Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin dhe pritet të mblidhen sërish në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës së tyre.
Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord, gje qe ministrja e ka firmosur dhe pritet ngritja e grupeve te punes ku dhe studentet do te kene perfaqesine e tyre.