osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Martinaj i ofroi 7 mln € për të mbrojtur Shullazin?”, biznesmeni Ylvi Beqja flet para prokurorëve

“Martinaj i ofroi 7 mln € për të mbrojtur Shullazin?”, biznesmeni Ylvi Beqja flet para prokurorëve

Bashkëpunëtori i prokurorisë do të dëshmojë javën tjetër për akuzën b*mbë të bërë para një viti

Mesditën e djeshme, biznesmeni Ylvi Beqja që gëzon dhe statusin e bashkëpunëtorit të prokurorisë, pasi është personi që ka kallëzuar Emiljano Shullazin, është paraqitur në prokurorinë e Tiranës, ku ishte thirrur për të dëshmuar për çështjen penale të nisur për Ervis Martinaj.

I shoqëruar me dy efektivë të drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Beqja është shfaqur në prokurorinë e Tiranës, duke zhvilluar një takim me prokurorin e çështjes Kreshnik Ajazi.

“Shqiptarja.com” mëson se gjatë takimit Ajazi, i ka kërkuar Beqjat të dëshmojë në procesin penal që ka nisur prej 4 tetorit 2018 kundër Ervis Martinaj, i cili pikërisht mbrëmjen e kësaj date u përfshi në një konflikt me armë në lokal “Monopol” në zonën e ish-bllokut, ku dhe mbeti i p*agosur.

Prokuroria ka bërë pjesë të dosjes Martinaj edhe një kallëzim penal të bërë nga Beqja në 2017, ku biznesmeni, ka kallëzuar Ervis Martinaj për kanosje me qëllim heqjen dorë nga dëshmia në procesin gjyqësor kundër Shullazit dhe miqve të tij, por dhe për korrupsion, pasi në këmbim të kësaj kërkese, sipas Beqjat, Martinaj, i kishte ofruar shumën 7 milionë euro.

Por kërkesës së prokurorisë së Tiranës për të dëshmuar kundër Ervis Martinaj, Ylvi Beqja, mësohet se nuk i është përgjigjur pozitivisht, pasi ka kërkuar kohë të japë deklarime lidhur me kallëzimin që vetë biznesmeni ka depozituar në muajin Mars 2017 kundër Martinajt.

Njëherësh nga burime pranë prokurorisë mësohet se Beqja i ka kërkuar prokurorit të çështjes që të pyetet në një ditë të mëvonshme, pasi ka kërkuar që në seancën e pyetjes, të përfaqësohet me një avokat mbrojtës.

Pas zhvillimit të kësaj bisede, Beqja dhe prokurori Ajazi mësohet të kenë fiksuar një datë javën e ardhme, me qëllimin e vetëm që biznesmeni Beqja të japë rrëfimin e tij, lidhur me kërcënimet që ka marrë nga Ervis Martinaj.

Lënia në b*rg e intesifikimi i hetimeve

Ndaj Ervis Martinaj që prej 19 nëntorit 2018 gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga a*rest në b*rg 30 ditor në “a*rest në b*rg” pa afat. Pas këtij vendimi nga ana e anëtarëve të grupit hetimor është bërë një mobilizim, me qëllim sigurimin e prova dhe fakteve të tjera, ku Martinaj besohet se është përfshirë në veprimtari k*iminale.

Plot dy muaj nga ndodhja e ma*akrës së 4 tetorit 2018, ku u përplasën me a*më grupi i Ervin Matës me grupin e Ervis Martinajt, në ish-bllok, ku Fabian Gaxha mbeti i v*ekur dhe Ervis Martinaj e Eljo Hato u p*agosën, në prokurorinë e Tiranës është ngritur një grup pune, ku po shfletohet dhe analizohet çdo kallëzim, çdo provë dhe dëshmi që është dhënë në kohë kundër Ervis Martinaj dhe bizneseve të tij.

Tashmë pjesë e dosjes së ma*akrës së 4 tetorit 2018 është bërë dhe kallëzim penal që biznesmeni Ylvi Beqja ka depozituar në prokurori në mars 2017.

Dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpunëtori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së K*imeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.

Ky takim sipas Beqjat është kryer mes tij dhe Martinaj në ambjentet e shtëpisë së tij në Tiranë. Mirëpo pas refuzimit të ofertës së Martinaj i cili kishte ardhur si mik në shtëpinë e Beqjat, sipas deklarimeve të biznesmenit, më pas Martinaj e kishte kë*cënuar.

Për pasojë në atë periudhë, Ylvi Beqja ka depozituar një kallëzim penal kundër Ervis Martinaj, për akuzën e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”.

Fill pas këtij kallëzimi në 2017 prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja akuzat e ngritura nga Beqja, duke se*uestruar disa pamje filmike pranë banesës së Ylvi Beqja dhe disa komunikime në aplikacionin “Whats app”.

Prokuroria shtatë akuza për Martinaj

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi i Beqjat, tashmë këto dokumente dhe dëshmia e biznesmenit janë bashkuar me dosjen e masakrës së 4 tetorit në ish-bllok, me qëllim ngritjen e akuzave të tjera për të a*restuarin Ervis Martinaj.

Bashkimi i këtyre dy çështjeve penale, detyrimisht do të thotë shtimin e akuzave për Ervis Martinaj, ndaj të cilit momentalisht prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza atë të “V*asjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur t*ntative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e a*mëve të zjarrit”, “Falsifik të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise k*iminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Por bashkimi i dosjes së kallëzimit të Ylvi Beqja në një procedim penal me këto 7 akuza, do të thotë që në sallën e gjyqit Ervis Martinaj të përballet me një bashkëpuntor të prokurorisë, Ylvi Beqjan, i cili dëshmoi kundër Shullazit dhe miqve të tij, ku rrëfimi i tij ishte vendimtar për dënimin e 5 të pandehurve nga Gjykata e K*imeve të Rënda.

Nuk dihet nëse biznesmeni Beqja ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorinë për këtë çështje kundër Ervis Martinaj, por “Shqiptarja.com” ka mësuar se Beqja dje ka refuzuar të dëshmojë, duke kërkuar kohë për të dhënë rrëfimin e tij.

Përplasja me a*më më 4 tetor në lokalin “Monopol”, në zonën e ish-Bllokut, me grupit të Erin Matës dhe atij të Ervis Martinajt, nga ku mbeti i v*arë Fabian Gaxha, për momentin vijon të mbajë dy persona në b*rg, të cilët në fakt janë personat që kanë mbetur të p*agosur në këtë ngjarje k*iminale, Eljo Hato dhe Ervis Martinaj. Ndërsa nga ana tjetër autori i goditjes me a*më, komandoja Merviol Bilo dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, vijojnë të jenë në kërkim.

Po kështu ende në kërkim policor besohet se është edhe Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-miss Shqipëria Suada Sherifi, që dyshohet të jetë strumbullari i këtij konflikti. Deri më tani nga policia e kryeqytetit asgjë nuk dihet për vendodhjen e tyre.

Eldi Dizdari dhe Ervin Mata besohet se janë strumbullarët e këtij konflikti që solli dhe përdorimin e a*mëve, ku Dizdari dhe Mata fillimisht janë zënë në trotuarin, para lokal “Monopol”, dhe motiv besohet se është një borxh financiar i pashlyer nga Mata.

Eldi Dizdari njihet edhe si kushëri i afërt i Arbër Çekaj, biznesmenit në konteinerin me banane të të cilit u kapën 612 kg kokainë në Maminas të Durrësit.