Protesta e studentëve mesa duket po merret në dorë nga Partia Demokratike, e cila ka vendosur të hapë thesin dhe të paguajë autobusë që të sjellin studentët nga qytetet e tjera, drejt Tiranës, nderkohe qe kerkesave te studenteve ju eshte dhene zgjidhje nga qeveria dhe pritet te ngrihen grupet e perbashketa te punes per te shqyrtuar çdo kerkese te tyren.
Sipas burimeve nga universiteti i Elbasanit, ne kete Universitet neser nuk do te kete proteste, por studentëve ju jane vene në dispozicion autobuze nga Partia Demokratike, për të ardhur e protestuar në Tiranë.
Siç duket edhe nga bisedat mes tyre në Whats App, ata pranojnë që do të kenë autobuzë në dispozicion, falas. Po nga të njëjtat burime nga Universiteti Aleksandër Xhuvani, mësohet se pagesa bëhet nga Partia Demokratike.
Edhe pse qeveria i dha zgjidhje dje kërkesave të studentëve, Partia Demokratike dhe LSI po bëjnë ç’mos që të përdorin studentët dhe kauzën e tyre tanimë të zgjidhur, për interesin politik të ditës.
Se sa do lejohen partitë të hyjnë në protestë, nuk dihet, ama ajo që dihet është që PD po paguan transportin e tyre për t’I mbledhur ata në kryeqytet!