Një i moshuar është qëlluar me thikë mbrëmjen e kësaj të hëne pranë ish-këndit të lojërave “7 xhuxhat” te Rruga e Elbasanit. Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy personave ku për rrjedhojë njëri prej tyre ka goditur me thikë të moshuarin, duke e lënë të plagosur.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon pas kësaj ngjarje ku në pamje duket i moshuari i gjakosur, në pritje të mbërritjes së autoambulancës. I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.