osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohen debati i fshehtë Basha-Topalli brenda grupit parlamentar në 2015-n. Si heshti PD për ligjin e arsimit

Zbulohen debati i fshehtë Basha-Topalli brenda grupit parlamentar në 2015-n. Si heshti PD për ligjin e arsimit

Në një kohë që Lulzim Basha del në media duke folur për mbrojtje të studentëve, gjatë diskutimeve të ligjit për arsimin e lartë në 2015-n, kreu demokrat ishte një prej atyre që heshti.

Lexo.al sjell për lexuesit e saj debatin që është zhvilluar në mbledhjen e brendshme të grupit parlamentar të PD.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura në vitin 2015, ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli do të shrpehej se opozita ( PD) e ka braktisur interesin e publikut, që njëzëri me komunitetin e studentëve dhe të pedagogëve.

“Kudo flitet për Ligjin e Arsimit të Lartë, vetëm në PD jo. Më duket se kemi lënë në baltë studentët dhe pedagogët që po mbrojnë Ligjin për Arsimin e Lartë.

PD-ja gjithmonë ka qenë në krah të rinisë, por për rastin e ligjit të arsimit të lartë po tregohet indiferente. Nuk kemi pse të rrimë në heshtje dhe nuk kemi pse të mbrojmë interesat e oligarkëve.

As nuk kemi pse të mjaftohemi vetëm me disa konferenca shtypi por të bëjmë çmos që ta ndalojmë që të mos votohet në Kuvend”, është shprehur Topalli në atë kohë.

Pas fjalës së deputetes demokrate, kreu demokrat Basha do të deklaronte se e kishte lënë për në fund këtë çështje.

Por pas insistimit të vazhdueshëm të Topallit dhe kritikave për të diskutuar për ligjin e arsimit të lartë, Basha do ta shpallte të mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar duke evituar më tej debatin dhe këtë çështje.