osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur hija të ndjek tërë jetën

Kur hija të ndjek tërë jetën

Nga Ismet Isufi

“Është vështirë të trembësh një zemër që nuk është njollosur nga asgjë”. – U. SHEKSPIR

Me rastin e 29 Nëntorit, me një shënim të shkurtër, shpërndava postimin “TA NGREMË KOKËN LART” të djalit të Jaho Banushit, Luanit, një shkrim i bërë në nderim e kujtim të veprës më madhore të popullit tonë në kohëra, Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Falënderoj të gjithë ata golëmas, shokë e miq, për reagimet e komentet dhe mes tyre edhe time kushërirë Fatmira Lazaj Milori, për komentin e goditur, ku më tërhoqi vëmendjen, pyetja:“Po me Jahon ç’patën?”. Pikërisht, kjo pyetje u bë nxitje e këtij postimi, ngaqë më shumë se kushdo kam detyrimin moral të bëjtë njohur portretin e Jaho Banushit, siç është regjistruar në“skanerin” tim.

***

Si gjithë fshatrat e Kurveleshit e të Labërisë edhe Golëmi, pas çlirimit, ka pasur shumë bij të tij ushtarakë, që radhiten nga më të mirët, që kanë kryer me përkushtim detyrat e besuara. Për shkak të pozicionit tim në ushtri, shumë prej tyre kam pasur rastin t’i njoh nga afër, natyrisht edhe së largu nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të të tjerëve. Por nëse do të bëja një vlerësim për ta, do të vendosja në vendin e parë, si kampionë: Kolonel ESAT MAHMUD GOLEMIN (IDRIZI), që për virtytet e cilësitë e rralla në Luftë, pati karrierë brilante deri zv/komisar i Birigadës së VI S “Hero i Popullit”;pas çlirimit në Drejtorinë Politike, e mbas përfundimit shkëlqyer të Akademisë Ushtarake në Leningrad, u caktua për shumë vite Komandant i Prapavijës e njëherazi Zv/Komandant i Korpusit të Gjirokastrës. Dhe pas tij, padyshim, Major JAHO DOST BANUSHI, një pionier i luftës për liri dhe pas çlirimit në detyra komanduese në njësitë e ushtrisë dhe 17 vjet Komandat i batalionit special të Qendrës së Ndërlidhjes pranë Komandës së Përgjithshme dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

I veçoj këta dy golëmas të mirë për arsye se të dy, ndryshe nga gjithë të tjerët,e kanë çarë rrugën e karrierës dhe jetës së tyre, me shumë përkushtim e vendosmëri, me punë të palodhur, ngaqë në rrugën e vet kanë pasur më shumë se të tjerët pengesa, sa natyrale e më shumë artificiale, ose siç i quanim atëherë “kleçka” në biografi, apo “hije” në mushkëri,që i kanë ndjekur pas tërë jetën. Të mirëkuptohemi, ata vetë ishin qelibar nga “hijet në mushkëri”, ngaqë ishin nga të parët që u rreshtuan në Luftën Antifshiste Nacionalçlirimtare,i ranë Shqipërisë kryq e tërthor dhe tej saj, deri në Jugosllavi, e bashkë me të tjerët sollën lirinë që gëzojmë dhe sot. “Kleçkat” a “Hijet” i kanë pasur nga të afërm në fis e farefis. Pa to, mund e duhet të ishin në pozicione edhe më të larta në karrierë, por u penguan. Jahon e penguan të bënte Akademinë jo më atë jashtë shtetit, në BS, si shumë shokë të tij, por nuk i dhanë të drejtën as për Akademinë në vend. Se qenë vetë qelibar, ndaj u mbijetuan të gjitha erërave, furtunave të acarta të spastrimeve në ushtri. Por sot do të ndalem vetëm tek Jahua.

Me Banushaj jemi ndarë nga një vatër. Edhe pse disa breza larg, nga të parët janë trajtuar si vëllazëri e na e kanë futur në gjak edhe ne, të pasmëve, paçka se po largohemi çdo ditë e më shumë. I kam ndër sy të gjithë, “të ikur” e të gjallë, i kujtoj e i dua të gjithë pa përjashtim. JAHON e kam njohur si trim, të mençur, punëtor i palodhur, syri i pagjumë. Por që gjatë jetës ka hequr shumë peripeci në karrierën e vet, sidomos pas vitit 1974, për shkak të kushëriut, që ishte agjent potent në veprim, kryesisht i atyre shtatë dete kaptuar, i cili, me urdhër-detyrë të tyre në atë periudhë pati ardhur edhe për të vrarë Enver Hoxhën, që çmohej pengesë e kjo do ish pararendje e rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri (?!). Dhe për këtë mision ai do të bëhej një “Hije e rëndë në mushkëri” jo vetëm e Jahos, po dhe gjithëve të tijët, prej së cilës s’do të merrnin frymë lirisht në sistemin e kohës. Fillimisht, Jahon do ta njihja si vëllanë më të madh, më mbante afër, bisedonte çdo gjë shtruar e me mall, kryesisht për njerëzit tanë, bashkëfshatarët e fshatin. Nuk do më ndante nga asnjë sebep. Po njohja do ishte ende e pakët nëse nuk do të kisha rastin fatlum të mësoja ca më shumë prej të tjerëve, kush ishte, ç’zemër kishte, e ç’përfaqësonte Jaho Banushi, jo vetëm si kushëri apo golëmas, por më tepër si ushtarak, që u bëri ballë gjithfarë pengesash, që i pllakosi koha. Fati e puna më solli në ministrinë e Mbrojtjes, me detyra fillimisht të mira e më pas delikate ose më saktë në presë të briskut, i lidhur, aty, në gojë të ujkut.

Në detyrën e ndihmësit të ministrit, si i ri e pa njeri me pozitë shtetërore a partiake, isha tepër i vëmendshëm, më shumë të dëgjoja e mësoja se sa të jepja mendim. Në fakt, mësova shumë për të gjitha llojet e armëve e të shërbimeve të ushtrisë, e po ashtu edhe për ndërlidhjen, e këtu mu dha rasti të mësoj shumë edhe për Jahon. Të gjithë, qysh nga ministrat, zëvëndësat e kuadrot e lartë, pa le më tej, inxhinierë e punonjës civilë, flisnin me superlativa për cilësitë e virtytet e Jahos, e quanin “Babai i batalionit të Qendrës së Ndërlidhjes së Ministrisë”, madje reparti i tij nuk thirrej sipas funksionit, por “Reparti i Jaho Banushit”. Kuadrot, inxhinierët e punonjësit e Qendrës e kishin idhull, e kishin njëherazi edhe Komandant, po më shumë, prind, baba, mësues, kuadër drejtues, si model i kërkesës së llogarisë, të punës së palodhur dhe mbi të gjitha si etalon të drejtësisë. Dhe të tilla biseda, për kushëriun, në fakt për vëllain e madh, Jaho Banushin, natyrshëm, do të më jepnin kënaqësi e ndjesi të jashtëzakonshme.

Kisha pak kohë që isha emëruar në detyrën e re dhe një ditë rastisi ta takoj në oborrin e ministrisë, midis inxhinierëve e punonjësve të centralit. Me përzemërsi më uroi për detyrën. E ftova të pinim një kafe. Në bisedë, golëmçe, u shpreh:“Ta kam shumë merakun, je në vënd delikat dhe këtu ke të bësh edhe me ujqër. Dhe ne, golëmtë, jemi xbuluar. S’kemi kush të na përkrahë a të na mbrojë. Ne ia dalim vetëm me gjoks,me punë, e me ndershmëri. Po kam edhe besim se ti je i kujdeshëm, i pastër e pa vese. Sidoqoftë, kujdes, bëji sytë katër!” Në këto pak fjalë ai kish thënë gjith`ato këshilla aq të vlefshme. Por unë, si i ri, në ecje e sipër, edhe pse i dëgjova, ngaqë nuk më kishin vrarë shollët ende këmbët, nuk u kushtova shumë vëmendje. Por kur të qaset e keqja afër a në derë, apo shtohen erërat e forta e të akullta, me apo pa të drejtë, fillon e mbledh veten e i thërret mendjes dhe vijnë e të skaliten në kujtesë si me gërma platini tërë këshillat që të kanë thënë të gjith`ata që dinë më shumë e që të duan më shumë.

Erdhi koha me plot bubullima e shkreptima. U vetëvra kryeministri Mehmet Shehu. Më pas u arrestua ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu ose më saktë u “vetëarrestua” nga ingranazhet e mekanizmit shtetëror që ai me shokë i kishin krijuar. Jo pak probleme e andralla u ngritën edhe ndaj meje, nisur ca nga servilizmi, egoizmi e ligësia, por edhe nga mentaliteti i “më të besuarit të Partisë” dhe të zbulimit të “armikut të vogël”, ngaqë kur rrukulliset një gur i madh, medoemos duhet të marrë pas vetes dhe gurë të vegjël. Këto probleme e peripeci m’u ngritën nga ca “shokë” të mi, e ca të tjerë, më tej, pas perdes, që më parë nuk fillonin punën në mëngjez pa më përshëndetur e më përqafuar dhe ja tani kishin nxjerrë jo vetëm dhëmbët,si të çakallit, për të më ngrënë të gjallë, por dhe fytyrën e tyre djallëzore. Në këto momente më erdhi fluturimthi në mendje këshilla e Jahos: Kujdes… këtu ke të bësh edhe me ujqër…!” Dhe shpëtimin e gjeta vetëm tek mburoja që tha Jahua: puna, sjellja, pastërtia, ndershmëria, e deri kurajua e guximi për t’u përballur haptaz, me këdo, me apo pa pozitë,për çdo problem për verifikim e drejtësi. Dhe pak sa shkrova më lart tregojnë mençurinë dhe dashurinë e madhe vëllazërore të Jahos për këshillat e çmuara të tij.

Jahua mbeti jetim që në moshën 6 vjeçare, ngaqë i vdiq babai. Dhe nëna e tij, e shquara Teto IMLUA, mbeti e ve dhe mes vështirësive të kohës do të rriste 7 fëmijë, 5 djem e dy vajza. Në moshë 11 vjeç, Jahua u largua në Vlorë, ku u sistemua me punë pranë një familje të kamur vlonjate. Fatmirësisht, kjo familje ishte nga të parat që u lidh me Lëvizjen Çlirimtare dhe njësitet guerile, ndaj do ta aktivizonin edhe Jahon në shpërndarje të materialeve propagandistike. Lufta po zgjerohej. Me përgjegjësinë prindërore, familja ku punonte e këshilloi t’i largohej rrezikut e të shkonte pranë familjes, në Golëm. Ashtu bëri. Jahua i përket atij brezi të lavdishëm, që fëmininë dhe rininë e kaloi e u kalit me vëshirësi në fshatin e lindjes, në Golëm të Kurveleshit. I mbrujtur me ndjenjën e qëndresës patriotike në vatrën prindërore, u bashkua me rininë golëmase.

Ish 15 vjeç kur u rreshtua partizan në Grupin e I të Rinisë të Kurveleshit, dhe më pas në Brigadën e 12 S, ku do jepte kontributin e vet në Epopenë më të lavdishme e më famëmadhe të popullit tonë, atë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që bëri vendin tonë Aleate të fuqive të mëdha botërore në luftën kudër fashizmit e nazizmit. Pas çlirimit mbaroi shkollën e oficerave në degën e ndërlidhjes e do të shërbente në Delvinë, Krujë, Shkodër, Korçë e në fund në Tiranë në detyra komanduese. Me punën e tij komanduese e organizuese arriti rezultate që i dhanë emër në komandat eprore, sidomos në ministri të Mbrojtjes. Pikërisht për aftësitë e tij, në vitin 1969, emërohet Komandant i batalionit autonom të ndërlidhjes të ministrisë së Mbrojtjes. Ishte batalion tepër i rëndësishëm me efektiv të madh, gati bigadë, me mbi 500 vetë, me kuadro, inxhinierë, specilistë, punonjës, ushtarë, por shumë delikat nga detyra për sigurimin e ndërlidhjes së përditshme e të pandërprerë të udhëheqjes më të lartë të Partisë e të Shtetit me Ushtrinë e më tej, të Vendkomandës së Përgjithshme dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, si në kohë paqe edhe në kohë lufte.

Të thuash ndërlidhje është një fjalë goje, ajo është më e vështirë në kohë paqe se në kohë lufte, se atëherë justifikohesh. Ndërlidhja është komunikimi,aq i domosdoshëm e jetik, jo më për shtetin, e ushtrinë, por deri edhe tek familja e fisi. Ja, e dini sa andralla e shqetësime na krijohen kur humbasim qoftë edhe pak kohë komunikimin me njerëzit e shtëpisë! Jemi në gjendje alarmi, të paqetë. Po s’pate komunikim, je i shurdhër e memec, nuk mund të bësh asgjë. E tillë dhe më e rëndësishme është ajo për ushtrinë, ndaj në Artin Ushtarak komunikimi është pagëzuar me formulën: “Pa ndërlidhje s’ka komandim, pa komandim s’ka fitore”. Pra, ndërlidhja është “sistemi nervor”, sa i familjes, fisit, ashtu edhe i shoqërisë. Por, ama, ndërlidhja në ushtrinë e asaj kohe ishte tepër delikate, ishte presë brisku. Të ishe në Qendrën e ndërlidhjes së ministrisë së Mbrojtjes, ku vetëm ndërlidhja me Enver Hoxhën e për më tepër me Kryeministër e Ministër Mbrojtje Mehmet Shehun, që s’priste sekondin e vonesës e jo minutin, ishte një detyrë me plot rreziqe. Pasoja mund të ishte jo thjesht një shkarkim nga detyra, por rrezik për kokën, ku mund të të vinin 101 etiketa të veprimtarisë antiparti e antishtetërore dhe kështu vije në rrezik jo vetëm veten, por familjen e gjithë farefisin.

Situatat e jashtme imponuan fortifikimin e vendit, si masë e sigurisë mbrojtëse në rast agresioni ushtarak të huaj. Fortifikimi i Vendkomandës Qendrore të Ushtrisë dhe i Qendrës së ndërlidhjes, vendosja e aparaturave moderne në to, ishte punë sa e rëndë e kolosale, aq edhe e mrekullueshme e shpirtit krijues të kuadrove e efektivave, sidomos atyre të ndërlidhjes, por dhe me shumë përgjegjësi e Jahos dhe e kuadrove drejtuese. Kush i ka parë, ka mbetur pa gojë, si vendas, ashtu edhe ushtarakë huaj. [Ajo është shkatërruar në ngjarjet e 1997, u vodhën të gjitha aparaturat dhe për TURP, si në asnjë vend të botës, sot është kthyer në “Bunker Art” (?!)]
Përfundimi i instalimit të tyre para afatit bëri që në 24 qershor 1978, të shkonin t’i shikonin Komandanti i Përgjithshëm dhe udhëheqësit e lartë të Partisë e të Shtetit. Natyrisht, për Jahon kjo vizitë ishte tepër delikate. Punonte ditë e natë duke instruktuar kuadrot e specialistët, sa për funksionimin e aparaturave, ashtu edhe që njerëzit të mos impresionoheshin nga udhëheqësit, por të kryenin me qetësi e përpikëri detyrat.

Po Jahua s’tregonte kurrë për këtë vizitë. Sa shkruaj më poshtë kam marrë fare pak nga libri i inxhinier Ibrahim Shametit, “Ndërlidhja, nga ëngjëlli e profeti tek interneti”, i cili ka qenë zëvëndës i Jahos për teknikën, më tej, kryeinxhinier në Drejtori të Ndërlidhjes në ministri: “Në orën 10.30 mbërritën Enveri, Mehmeti, Adili, Kadriu, Llambi, Veliu, Mendui dhe gjithë drejtorët e Ministrisë së Mbrojtjes. Pasi viziton Vendkomandën Enveri shkon në Qendrën e Ndërlidhjes. Komandant Jaho Banushi jep komandën dhe i paraqet forcën. Enveri i hedh dorën në sup e duke ecur drejt qendrës e pyet: Nga të kemi komandant?- Nga Golëmi i Kurveleshit,- përgjigjet Jahua. Enveri kërkoi të lidhej me një njësi. Pyeti punonjësen:-Me kë ke lidhje, – Me Korçën, -iu përgjegj ajo. – Atëherë pa më lidh me Korçën. Në moment shikuan orën, si Ai dhe Mehmeti e të tjerë… Po pa kaluar disa sekonda Korça u përgjigj dhe atij i bëri përshtypje shpejtësia. Qeshi se nuk fiksoi dot kohën. Pasi vazhduan përsëri me tregimin e aparaturave, Enveri pyeti:- Me kë do më lidhni? -Nuk e caktojmë ne, kë të dëshëroni Ju, shoku Komandant. Kjo i pëlqeu e tha:- Po mirë, më lidhni me Ishullin e Sazanit. Mehmeti e Veliu shikonin orën. Centralistja iu përgjegj shpejt:– Urdhëroni shoku Komandat i Përgjithshëm, në linjë keni Ishullin. Mori gypin e mikrofonit dhe i foli centralistit të Sazanit: Alo, jam Enver Hoxha, flas nga Qendra e Ndërlidhjes, provoj gadishmërinë! Si më dëgjoni?-Ju dëgjojmë shumë mirë, shoku Komandant- gjëmonte pastër zëri i ushtarit centralist”. Më tej ai kërkoi të lidhej me komandat e njësive ushtarake në Sarandë, Burrel dhe Pukë. Për fat, gjithçka shkoi për mrekulli. Komandanti i Përgjithshëm mbeti i kënaqur dhe përgëzoi efektivin e kuadrove e specialistëve të pranishëm për përgatitjen, gadishmërinë dhe realizimin e normave në sigurimin e shpejtë të ndërlidhjes…”

Po lind pyetja: si është e mundur që Jahua u mbajt 17 vjet komandant i kësaj Qendre kaq të rëndësishme e sidomos kur je me “kleçka” jo të vogla, ku dihej se në ushtri, në një detyrë më e shumta mund të rrije 4-5 vjet? Po! Është e mundur! Dhe kjo ka një shpjegim: Jahua kish vullnet e këmbëngulje të pashoqe, në mënyre audodidakte kish mësuar gjithçka që i duhej për aparaturat e kohës. Jahua kish një përvojë të pasur në komandim, organizim e drejtim, kish mbaruar AKADEMINË më të madhe, atë të PUNËS, të praktikës. Jahua, ish njeri i rrallë, ish përherë në këmbë, ish përherë syri pagjumë, ish i pranishëm sa te radiondërlidhja edhe të radiomarrësit, sa te radioreletë, edhe te telegrafonia, sa tek fortifikimi,edhe tek flinte apo hante ushtari, sa tek roja, edhe tek centralisti. Ai ish kudo. Dhe do besonte vetëm VETEN, u besonte vetëm SYVE TË TIJ, duke parë, kontrolluar, udhëzuar, drejtuar orë e çast kuadrot, inxhinierët, specilistët, punonjësit, ushtarët. Askush nuk e bënte dot “vezën” e Jahos. Ai shtëpi kish repartin, me punën aty ish “martuar”. Vetëm këto cilësi, vetëm ky qëndrim, vetëm ky përkushtim e mbajtën atë komandant për 17 vjet, një komandant faqebardhë. Dhe Komandant Jahua ose Xha Rrapua, siç e thërrisnin me respekt e dashuri kolegët dhe vartësit, do të mbetej përherë idhulli i tyre, komandanti më dinjitoz, më rigoroz në zbatimin me disiplinë e përpikëri të detyrave, eprori i pa lodhur e i pakursyer, mësuesi, edukatori e prindi shembullor.

***

Atë mëngjes të fundgushtit 1997, zilja e fortë dhe e beftë e telefonit më rrënqethi mishtë. Matanë receptorit, pa dalë kurrë kaq herët, ishte zëri i Esat Golemit:
-Hajde shpejt se të dua, kemi një punë që s’pret. Po çpejt ama, mos u modhis!
Mbërrita te shtëpia. Ishte zverdhur. Mendova se ishte kështu ngaqë vuante nga zemra. Me gjysmë zëri tha: Jam me emocione, zemra më rreh fort, duart më dridhen. Duhet të shkruajmë bashkë dy fjalë për Jahon, se….- Fjalët i mbetën në grykë dhe u ngashërye…
Shtanga, nuk u besoja veshëve. Po, ishte e vërtetë. Jahua kishte rënë në gjumin e përjetshëm, e s’do të zgjohej më, s’do të ishte midis familjes, midis nesh.

***

Tek i shkruaj këto radhë pas 21 vitesh e kujtoj dhe e kam ndër sy të paharruarin Jaho Banushi, me atë buzëqeshjen e tij, seriozitetin e dashamirësinë e tij. E mbi të gjitha më është ngulitur këshilla kuptimplote:- Ne… jemi xbuluar… Ia dalim vetëm me punë, me ndershmëri…!

Sa fjalë e artë, një filizofi e tërë, me vlerë për të gjithë në çdo kohë!

ISMET ISUFI