Pas plotësimit të kërkesave të studentëve nga ana e qeverisë, studentët pritet që të fillojnë normalisht procesin mësimor.
Një prje përfaqësuesve të grupit studentot të “Universitetit Aleksander Moisiu” (UAM), Marjano Prifti, u bën thirrje edhe studentëve të tjerë që të mos bien pre e faktorëve politik të cilët i konsideron mjaft të dëmshëm.
“Qeveria me ane te Ministrisë së Arsimit tregoi edhe njëherë më shumë përgjegjësinë dhe interesimin që ka ndaj kërkesave dhe paqartësive që kanë shtetasit e saj, veçanërisht studentët, pasi janë e ardhmja e vendit tonë!
Zgjidhja dhe përgjigja u dha në kohë rekord! I ftoj të gjithë studentët, miqtë dhe të njohurit e mi dhe jo vetëm kudo në Shqipëri veccanërisht studentët e “Universitetit Aleksander Moisiu” (UAMD) që nesër të vazhdojnë procesin mësimor rregullisht duke mos u bërë pre e faktorëve politik mjaft të dëmshëm kundrejt kauzës sonë të madh.
Të jemi nje force e cila do zhvilloje e integroje vendin në të ardhmen”, shkruan Prifti.
Ky i fundit falenderon edhe institucionet shtetërore që dëgjuan zërin e studentëve.
“Një falenderim të perzëmërt për organet që morën në shqyrtim kërkesat e studentëve dhe ju uroj gjithë studentëve rezultate sa më të larta në këtë vit akademik”, shkruan studenti Marjano Prifti.