osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta i bindur se ka konspiracion ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA për ta futur në burg. Nxjerr “zarin” Manjani për t’i kërkuar llogari Uashingtonit

Meta i bindur se ka konspiracion ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA për ta futur në burg. Nxjerr “zarin” Manjani për t’i kërkuar llogari Uashingtonit

Ilir Meta ish kreu i LSI, njëherësh President i Republikës është shumë i frikësuar nga burgu që e pret. Zullumet e shumta që ka bërë në kurriz të shqiptarëve, duke i vjedhur,  masakruar dhe dhunuar e ka bindur dhe vetë Metën se për të burgu i Reçit të Shkodrës me kushte shumë të mira të krijuara nga financimi i BE, është shumë pak. Por nga ana tjetër Ilir Meta është i bindur se janë partnerët tanë ndërkombëtarë ata që po ia përshpejtojnë rrugën drejt qelisë. Madje është krijuar bindja tek ai se këtu ka një konspiracion ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA për ta futur atë dhe bashkëpuntorët e tij në burg. Për këtë sjell paralele me fatin e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili u shpall “non grata” nga ana e qeverisë së SHBA. Meta kërkon që të zbardhet shkelja ligjore që ka bërë dhe jo të mbetet si konspiracion i radhës, qoftë dhe i SHBA. Dhe si gjithnjë për këto gjëra, për të motivuar paranojën e tij të burgut Ilir Meta nxjerr “zarin” e tij, ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. I cili pavarësisht se është në hall për vete, për shkak të përfshirjes në dosjen e supertrafikantit të drogës Klemend Balili, del e bën të “fortin” edhe me SHBA-në.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka filluar mbrojtjen ndaj Metës teksa ka komentuar ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryeprokurorin Llalla dhe familjen e tij. Manjani tha se ky vendim ishte marrë prej kohësh, por interesant sipas tij është fakti pse u bë publik. Për ish-Ministrin këtë çështje duhet ta sqarojë njëherë e mirë drejtësia dhe të mos mbetet në kuadër të një konspiracioni të radhës. “Këmbana” eshtë për SHBA, pasi Uashingtoni ia revokoi vizën Llallës. Ndërsa drejtësia shqiptare as që e mori mundimin të merrej me të, madje as tani s’merret me të, pavarësisht se duhej të ishte nën hetim sepaku ish Kryeprokurori.

“Ajo është një çështje krejtësisht personale që i takon zotit Llalla ta sqarojë çfarë ka bërë në jetën e tij apo detyrën e tij që  Departamenti i Shtetit ka bërë atë veprim që bëri. Këtu nuk është fjala për ndalimin e hyrjes se kjo kishte kohë që kishe ndodhur. Fjala ishte pse u bë publike. Diçka më e rëndë se kaq me sa duket duhet të jetë në axhendën e diplomacisë amerikane. Megjithatë unë insistoj që nëse ka vërtet diçka për zotin Llalla, ne jemi të interesuar, shoqëria shqiptare, populli shqiptar është i interesuar që Llalla për atë që ka bërë të shkojë para drejtësisë. Nëse e ka bërë duhet të shkojë para drejtësisë përndryshe mbetet pjesë e axhendave, diskutimeve, konspiracioneve etj. Unë nuk besoj se ka kohë Amerika të merret me konspiracione shqiptare por na është vënë Amerika si në qendër të botës. Në fakt Amerika se ka mendjen tek ne fare. Kjo çështje duhet sqaruar, i takon drejtësisë ta sqarojë, shpresoj një drejtësie të pavarur dhe jo kjo e brumosur me mllef dhe e drejtuar nga organizatat bazë të PS në Prokurori”, deklaron Manjani.

E shkruar e zeza mbi të bardhë, ish ministri i Metës deklaron se SHBA po na bën si qendra e botës, ndërkohë që paralajmëron indirekt se ka një konspiracikon ndërkombëtar, në krye të të cilit është SHBA.

Manjani thotë se është ndaj Llallës por në të vërtetë shfaq frikën që ka Ilir Meta, se pas Llallës e ka radhën ai vetë. Pasi dosja e tij nga SHBA ka mbërritur tashmë në Tiranë, pritet vetëm të hapet dhe shqyrtohet nga Arta Marku. Dhe duke qënë se është gati, pritet që së shpejti të mbërrijë në gjykatë. Dhe të fillojë realisht gjuetia ndaj “peshqve të mëdhenj”. Duke filluar me Ilir Metën.

Pavarësisht se Presidenti përmes Manjani kërkon ti japë hallit të tij ngjyresë politike, teksa nënvizon se drejtësia drejtohet nga organizatat bazë të PS që janë të mllefosura. Akuzë kjo që është nul, sëpaku për Kryeprokuroren Arta Marku që vjen nga radhët e të përndjekurve politikë./Pamfleti.com