Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pranuar kërkesen e studentëve duke anuluar nenin 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët.
“Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët” tha ministrja Nikolla sot duke i dhënë zgjidhje kërkesës së studentëve.
Por pas këtij vendimi, ministrja Nikolla ka dalë sërish në një deklaratë për mediat.
Nikolla tha se kjo protestë vlejti për të ngjallur më shumë refleksion.
Më tej ajo tregoi se ka marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që do ta miratojë me të dyja duart.
Bëhet fjalë për kërkesat 2, 3 dhe 4, për të cilat këshillat studentorë kërkojnë të krijohet një grup pune me përfaqësues nga ministria, këshillat dhe universitetet.
Nikolla tha se është plotësisht dakord me këtë kërkesë duke theksuar se kjo është rruga e duhur për të përmirësuar shumëcka dhe të ndërtohet një dialog i shëndetshëm për të rritur transparencën.