osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Po e përdorni gjykatën si “kamzhik” karshi meje… por unë do të jem përballë jush, deri sa ligji të qëndroje mbi të gjithë ne, derisa ju të mësoni të respektoni ligjin

Po e përdorni gjykatën si “kamzhik” karshi meje… por unë do të jem përballë jush, deri sa ligji të qëndroje mbi të gjithë ne, derisa ju të mësoni të respektoni ligjin

Nga Romeo Kara

Miq të nderuar,

Dua t’ju ve ne dijeni se, i kam nisur nje leter të gjithe autoriteteve të larta të vendit, trupit diplomatik si dhe organizatave nderkombetare prezente ne Shqiperi, ku i informoj mbi akte arrogante, te paligjshme dhe teresisht te papranueshme te gjykates karshi meje, si shenje hakmarrje dhe kercenimi, në pergjigje të dy kallezimeve penale për korrupsion te dorezuara prej meje ne Prokurorine e Pergjithshme.

Me nje vendim absurd te gjyqtarit Ahmet Metaliaj, une shpallem fajtor per shpifje, karshi Shkelzen Berishes, pse kam cituar ne vitin 2017 nje fakt te njohur boterisht prej vitit 2014, nga nje tjeter person, ndaj te cilit kurrkush deri me sot nuk ka bere padi per shpifje.

Ky eshte mesazhi i radhes qe une mora, per arsye te qendrimit tim karshi dy aferave, asaj te privatizimit te OSSH-se, me dem mbi 400 milione euro si dhe kontrates DIA-CEZ, me dem mbi 39 milione euro, dhe me objekt perfitimi mbi 215 milione euro, ku jane perfshire midis të tjereve edhe Sali Berisha se bashku me Ilir Meten.

Une mund te zgjidhja konformizmin, por me bindje zgjodha perballjen, rrugen e se drejtes, bazuar në te verteta absolute.

Une zgjodha rrugen e lirise, lirise per te menduar, per t’u shprehur dhe per te vepruar.

Liri do te thote te mbjellesh virtyte morale, sepse jane ato qe e ruajne lirine dhe drejtesine.

Mesazhi im per ata qe mendojne se mund te me ndalojne me veprime te padrejta dhe antiligjore eshte:

“Harrojeni se une ju konsideroj ju, si dhenes, dhurues, bamires apo menaxhere te lirise sime, per tu shprehur apo per te kerkuar drejtesi.

Ju sot, duke e perdorur gjykaten si kamzhik karshi meje, treguat se nuk mund te pranoni as edhe nje citim prej meje dhe jo me nje mendim te lire timin.

Une lirine time e konsideroj te shenjte, si deshiren me te madhe te qenies time, si nje te drejte natyrore te pazevendesueshme qe buron nga vete Zoti.

Une ia kam dhuruar me kohe lirine vetvetes, dhe as qe behet fjale qe dikush apo te gjithe bashke, te ma cenojne ate.

Ju jeni terbuar nga të vertetat e mia, kurajo dhe vendosmeria ime per tu perballur me ju, kudo dhe kurdohere, dhe në dashte Zoti edhe në gjykate.

E verteta me ka bere te lire, dhe vendosmeria patjeter qe do të me beje fitues.

Une nuk bej pjese kurrsesi tek ata te deshperuar qe e kane humbur shpresen se ne kete vend do të behet nje dite i mundur zbatimi i ligjit dhe i normave të ndershmerise.

Ju nuk mund t’a pranoni lirine time per te qene perballe jush, sepse e dini dhe e ndjeni se, liri do të thote: largimi i frikes dhe i shtypjes nga shpinat e njerezve, si dhe të jetuarit me dinjitet.

Do te jem perballe jush, deri sa ligji te qendroje mbi te gjithe ne, derisa ju te mesoni te respektoni ligjin, derisa ne te jemi te barabarte perpara ligjit.

Të ftoj Sali Berisha, ti shohesh ne sy te vertetat e tua, ti pranosh ato dhe te pendohesh.

Se paku, shpeto shpirtin tend.

Vetem keshtu edhe ti do te ndjehesh i lire dhe i qete, se je nje mjeran dhe peng i se kaluares tende, te cilen ti, parate e tua dhe sherbetoret e tu, nuk e zhbeni dot”.