Ai më tregoi se çfarë do të thotë të jesh president që shërben me integritet, që udhëheq me guxim dhe vepron me dashuri për qytetarët e vendit tonë”, tha George W Bush në lamtumirën e tij për të atin George H.W Bush.
“Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja, ai ishte një njeri i madh e fisnik”, vijoi Bush.
“Kur të shkruhet për të në librat e historisë”, tha ish-presidenti George W Bush, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, “ata do të thonë se George Hë Bush ishte një president i madh, një diplomat me aftësi të pakrahasueshme, një komandant i lartë dhe një zotëri që ekzekutonte detyrat me dinjitet dhe nder”.
Former President George H.W. Bush, center, reaches over to his son President George W. Bush, left, as Barbara Bush, center right, looks on during a sermon recalling Tuesday’s terrorist attacks at a National Day of Prayer and Remembrance service at the National Cathedral in Washington, Friday, Sept. 14, 2001.
Former President Clinton, right, looks on. (AP Photo/J. Scott Applewhite)
Teksa fliste për të atin në atë Katëdrale Bush u mundua të mos e mbysnin lotët. Ai e mbajti veten deri në fund, kur e folura iu vështirësua dhe lotët i rodhën në faqe teksa tha fjalinë, “ai ishte babai më i mirë që një djalë apo një vajzë mund të kishte”.
SHBA-të i dhanë lamtumirën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota./Tiranapost.al