Trejsi Sejdini, fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2018”, e cila përfaqëson Shqipërinë në eventin e bukurisë “Miss Universe” që do të mbahet në Bankok, po përballet me kritika të shumta nga mediet ndërkombëtare.
Këto të fundit shkruajnë për të se është një balerinë ekzotike që kërcen pothuajse e zhveshur dhe se është e dashura e një mafiozi shqiptar. Për më tepër, mediet spanjolle kanë nxjerrë në pah skandalet e shkatuara nga Trejsi Sejdini në klube të ndryshme të Tiranës ku njihej si “Gangsterja e Elabasanit”.
Pavarsisht se kohët e fundit 18-vjeçarja shihet shumë e matur dhe po mundohej t’i largonte këto skandale nga biografia e saj, kjo gjë nuk ka funksionuar dhe po bën jehonë edhe në mediet e huaja.
“18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar”- shkruan një media spanjolle “E”.
Me pas shkruan një tjetër: “Trejsi dallohet për sjelljen e saj rebele dhe të çmendur.”