osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti sekret, DSIK: Artur Malaj korrupsion me gjyqtaren Klodiana Gjyzari

Raporti sekret, DSIK: Artur Malaj korrupsion me gjyqtaren Klodiana Gjyzari

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dërguar një raport sekret pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, duke theksuar se gjyqtari i Apelit në Tiranë, Artur Malaj, dyshohet se është përfshirë në disa praktika korruptive, në dy raste, në bashkëpunim edhe me gjyqtaren e Vlorës, Klodiana Gjyzari.

Sipas raportit, gjyqtari i Malaj ka marrë para në këmbim të vendimeve të njëanshme, ndërsa paratë e korrupsionit i ka investuar në fushën e ndërtimit përmes personave të tretë. Raporti i zbardhur nga Shqiptarja.com është hartuar nga grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror, DSIK dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjetjet e DSIK i përkasin kohës kur gjyqtari ishte kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ky raport është hedhur poshtë si i pasaktë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Artur Malaj. Ndërkaq, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me anë të një rekomandimi, ka arritur në konkluzionin se gjyqtari Artur Malaj duhet të shkarkohet nga detyra, me arsyetimin se nuk ka treguar një nivel të besueshëm për pasuritë dhe aftësitë profesionale.

ONM i kërkoi Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e KPK. Nga ana e tij, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. Aktualisht çështja po shqyrtohet në Kolegjin e Apelimit, i cili do të thotë fjalën e fundit.

Raporti sekret, para për vendimet
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar thotë se gjyqtari Artur Malaj nuk është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Sipas raportit, Artur Malaj, u ka ulur dënimin disa të akuzave në këmbim të parave. “Në vijim të informacioneve të ardhura nga institucioni i verifikimit, në kohështrirje para dhe gjatë periudhës së rivlerësimit për përfshirje në korrupsionin pasive të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj në disa raste, rezulton se: Ka ulur dënimin për z. Altin Sulo kundrejt eurove. Ka ulur dënimin nga burg me gjobë, kundrejt lekëve të dhënë nga i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni, z. Demir Liçaj. Çështja është gjykuar nga z. Artur Malaj, pa short”, thuhet në raport.

Implikimi i gjyqtares Gjyzari
Në raport thuhet se gjyqtari Artur Malaj dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me gjyqtaren Klodiana Gjyzari. “Artur Malaj, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodiana Gjyzari, gjyqtare pranë kësaj gjykate. Zonja në fjalë ka marrë me short çështjen civile… Dyshohet të ketë zvarritur gjykimin.

Gjyqtarja Klodiana Gjyzari, në dhënien e vendimit civil me nr. 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë Artur Malaj, jep…një pronësi me parashkrim fitues një pronë publike, në një qytet të Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil gjyqësor është ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i z. Artur Malaj. Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përdorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një prone (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës”, vijon raporti.

Skema sipas DSIK
Në raport flitet edhe për skemën e korrupsionit. “Shumat monetare që z. Malaj kërkonte për favoret gjyqësore dorëzoheshin disa ditë para se të jepeshin vendimet përfundimtare gjyqësore, me qëllim favorizimin e tyre. Shumat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në fushën e ndërtimit në emër të personave të tretë.

Në konfirmim të konstatimit për papërshtatshmëri në vijimin e ushtrimit të detyrës për subjektin e rivlerësimit Artur Malaj, gjykojmë të merren parasysh elementët që evidentojnë përfshirjen e vij në veprimtari korruptive, pasi në frymën kundër korrupsion të ligjit 84/2016 vlerësohet se integriteti profesional është përcaktues për pastërtinë e figurës së subjekteve të rivlerësimit. Sa më sipër, situata pasqyron korrupsion sistematik në sistemin e drejtësisë, ku në rastin në fjalë përfshihen në verime korruptive dy gjyqtarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkelje të detyrës dhe nëpërmjet personave të tretë”, thuhet në raportin e DSIK./Nga Adriatik Doci/ shqiptarja.com