Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Londër, ku mori pjesë në panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it ka thumbuar gjatë fjalës së tij, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
“Po shoh gjithmonë e më tepër investues të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacion i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë.
“Më pelqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.
Në mbyllje të takimit Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për audiencën e medias online të BERZH-it.
“BERZH nuk ka qenë i rëndësishëm, por ka qenë thelbësor dhe vazhdon të jetë, jo vetëm për shkak të fondeve, por para së gjithash për njohuritë, për eksperiencën, për kapacitetin në ndërtimin e perspektivës dhe për të qenë në gjendje të artikulojmë në mënyrën e duhur të gjitha projektet që bazohen në nevojat tona , në mënyrë që të mos bëjmë gabime trashanike”, shprehet Rama.
I pyetur për takimin me kreun e Komisionit Europian Juncker dhe procesin e anatarësimit, Rama shprehet se, “Kjo gjë varet nga ne dhe nga aftësitë tona për të ecur më shpejt”./Pamfleti.com